Flet efektivja e policisë që u pushua nga puna: Kolegët kanë qarë, rris e vetme dy fëmijë!

Efektivja e forcave Shqiponja Blerta Dervishi, e cila u përpoq dje që të mbronte banesën e saj nga prishja, në zonën pranë shkollës Petro Nini është pezulluar nga puna.
Vendimi për pezullimin e saj nga puna i është komunikuar gojarisht nga eprori i saj gjatë paradites së sotme bëjnë me dije burime për Faxweb.al. Blerta Dervishi rrit e vetme dy fëmijët, për shkak se është divorcuar nga bashkëshorti i saj.
“Dje më është njohur masa që jam e pezulluar me motivacionin pengesë për veprimet përmbarimore.
Koleget kanë qarë, kanë bërë detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme unë i përgezoj si eprorët dhe efektivët.
Në rastin tim unë aty kam qënë banore, jam qytetare e thjeshtë e lirë per te mbrojtur pronën time, e lirë për të mbrojtur familjen time, e lirë për të mbrojtur fëmijet e mi se nuk kam ku te shkoj tjetër”, është shprehur Dervishi para mediave, teksa familjarët kanën depozituar një padi në gjykatë për dhunën ndaj tyre.
Pavarësisht se sjellja e policisë u cilësua jo dinjitoze edhe nga ana e ministrit Sandër Lleshaj, kjo duket se nuk e ka shpëtuar efektiven Dervishi nga pezullimi nga puna.
Efektivja përgjatë gjithë ditës së djeshme ishte në mbrojtje të familjes së saj, të dërrmuar emocionalisht, mes tyre dhe një person me problem mendore, dhe një grua shtatzënë, si dhe tre fëmijë.

Dy prej fëmijëve u shpëtuan nga vetë efektivja në një moment që tentuan që të hidheshin nga çatia e banesës, duke shkaktuar jo pak ankth te të pranishmit.
Tashmë kjo familje, përveç problemeve që ka me pronën, me gjendjen e vështirë emocionale, do të duhet të përballet dhe me papunësisë e Blertës, e cila ishte shndërruar në një nga shtyllat e kësaj familjeje.
Çfare deklaroi dje Blerta Dervishi
Unë jam në proces legalizimi, nuk na merrnin denoncimin, unë mund të humbas punën, po nuk më shqetëson kjo gjë.
Ç’faj kemi ne? Nuk i kemi vjedhur askujt, Aleksandër Gavoci nuk është burrë, nuk është njeri, nuk është biznesmen. Jemi ulur me të në tavolinë dhe të nesërmen na sjell përmbarimi.
Unë e di që ky është një vend i lakmuar, ai thotë që këtu do vijnë njerëz VIP-a, dhe ne jemi askush, se jemi të varfër. Nuk jemi prokurorë, të gjithë mbahen me rrogën time. Shteti të vëjë dorën në zemër, sot nuk i kam çuar fëmijët në shkollë, se do mbrojnë shtëpinë, ai e ka korruptuar të gjithë, gjyqtarë dhe prokurorë.
Të gjithë gjyqtarët që kanë trajtuar çështjen tonë janë jashtë nga Vetingut, dhe ne humbasin pronën tonë, jemi brezi i katërt që lindim në këtë banesë, dhe ende na quajnë të ardhur

Artikulli paraprak16 marsi betejë për qytetarët jo për pushtet, 290 mijë ushqehen vetëm një herë në ditë
Artikulli tjetërÇfarë do të ndodhë me Brexit?