Pasi u shoqërua këtë të premte në polici, gjatë aktivitetit të përurimit të shtëpisë së Gjergj Fishtës, lirohet ish-deputeti Eduard Ndocaj.
Para mediave ai tha se erdhi posaçërisht nga Italia për të marrë pjesë në këtë event.
Sipas tij, urdhri për ta larguar u dha nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu. Ndocaj deklaroi se ndaj tij është ushtruar edhe dhunë fizike.
“Kam ardhur nga Italia posaçerisht per kete eveniment pasi jam ftuar nga pergjegjesi i kultures ne Bashkine e Lezhes. Sapo ka mberritur kreu i bashkise Lezhe Pjerin Ndreu, eshte dhene urdher qe te me largojne. Ndaj meje eshte perdorur dhune dhe une se bashku me avokatin do bejme denoncim ne prokurori per rastin”, tha Ndocaj.