Flet Maradona: Ja për çfarë do ta këshilloja Messin

Diego Maradona e këshilloi bashkatdhetarin e tij, Lionel Messi, që t’i injorojë kritikët, të cilët e kanë sfiduar yllin e Barcelonës dhe pesë herë fituesin e “Topit të Artë” për të provuar qëndrimin e tij si një nga më të mëdhenjtë e botës, duke fituar Kupën e Botës me Argjentinën.
Messi ka fituar gjithçka që ofrohet në nivelin e klubit, duke ndihmuar Barçën për të grumbulluar tituj të shumtë të La Liga-s dhe Ligës së Kampioneve. Por, një trofe i lartë me Argjentinën është gjithçka që mungon në karrierën e jashtëzakonshme të Messit, pasi ka rënë në finalen e Kupës së Botës 2014, kundër Gjermanisë, për të mos përmendur tri medaljet e dyta në “Copa America”.
Megjithatë, Maradona, që frymëzoi Argjentinën në Kupën e Botës së vitit 1986, beson se 30-vjeçari nuk duhet të provojë asgjë. “Unë do ta këshilloja Messin që të vazhdojë të luajë, ta gëzojë lojën, tha Maradona për “Omnisport”, duke folur me mirësjellje nga “Hublot”.
Ai duhet t’i harrojë kritikët, nëse mund të fitojë, ose jo Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve apo “Copa del Rey”. Leo nuk duhet të demonstrojë asgjë, thjesht duhet të gëzojë lojën në fushë”.

Për krahasimet me Messin, ish-ylli i Napolit dhe Barcelonës, Maradona i madh, shtoi: “Ai ka mbetur i qetë, i pëlqen të luajë. Unë jam 57 vjeç, më shikoni… Unë jam i vdekur. Por, ende dua ta shkelmoj topin. Mendoj se, në lidhje me këtë, ne jemi shumë të njëjtë”.
Shpresat e Argjentinës për të fituar Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1986 do të qëndrojnë kryesisht mbi supet e Messit në Rusi. Argjentina e trajnerit Jorge Sampaoli, që luftoi në fazën e kualifikimit, do të përballet me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë në fazën e grupit të “Rusia 2018”. “Unë nuk e di se luan Sampaoli, por njoh shumë lojtarë dhe jam i sigurtë se do të japin gjithçka. Personalisht, mendoj se kanë një mundësi të mirë për të fituar, tha Maradona. Por, unë nuk zgjedh Argjentinën si favorite, sepse ai që preferohet më shumë, kurrë nuk fiton”.

Exit mobile version