Flet një nga banorët e liruar: Në komisariat na pyesin kush është organizatori. Nuk tërhiqemi nga protesta

Policia ka arrestuar në mënyrë krejt të beftë dhe me dhunë, vetëm pak pasi kishte përfunduar protesta, disa banorë në zonën e Astirit.
Ndërkohë në një intervistë për mediat, Altin Çejku një nga protestuesit i cili u la i lirë, u shpreh se do të vijojë të protestojë.
“Kemi 28 ditë që protestojmë, nuk na është përgjigjur njeri. Nuk tërhiqemi nga protesta. Në komisariat nuk më kanë goditur. Protesta nuk ka organizator, jemi në që mbrojmë pronën. Na pyesin kush është organizatori, nuk ka organizator!”, u shpreh ai.
Në Komisariatin e Policisë nr.6 ishin shoqëruar shtetasit Gentian Gjoni, Altin Cejku të cilët janë lënë të lirë.
Sipas burimeve për Fax News janë shoqëruar disa persona, mes tyre dhe një fëmijë minoren 14 vjeç, të cilët janë dërguar në komisariate te ndryshme të Tiranës.
Ndërkohë sipas PD, deputeti Klevis Balliu shoqëroi në furgonin e policisë një protestues të mitur të ndaluar nga polcia.
Deputeti Balliu tha se, e shoqëroi të ndaluarin në furgonin e policisë, sepse polcia ishte e dhunshme dhe prania e tij do të ndalonte abuzimin fizik.
Dyshohet se disa nga banorët e shoqëruar janë Festim Maqini, Shkelzen Sadiku, Gezim Sadiku, Altin Çeku, Adritik Çejku, Dritan Çeku.

hynb

Artikulli paraprakKërcënohet me jetë ministri italian, Salvini: Të shtunën e ardhshme në Piazza del Popolo, ne do të përgjigjemi
Artikulli tjetërZgjedhjet në PD, një spektakël demokracie, konkurrime të forta në Shkodër e Vlorë