Flet studenti që nxiu me bojë Veliajn: Më futën në bodrumin e bashkisë, më thanë do të të vrasim…

Një ditë pasi goditi me bojë Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, studenti Gëzim Almeta ka folur për mediat. Në një lidhje telefonike me Fax news, ka rrëfyer detaje nga ngjarja e djeshme.

Ndër të tjera, përsa i përket goditjes së kreut të Bashkisë Tiranë me bojë, Almeta është shprehur se, e goditën me grushta dhe e kërcënuan se do ta vrasin sapo të dalë nga komisariati.

“Me goditën me grushta dhe më thanë do të vrasim sapo të dalësh nga komisariati. I njoh të gjithë policët personalisht, nuk kam gjë me ata por me atë që dha urdhrin politik. E degjova Erion Veliajn kur iu tha efektivëve rriheni atë djalin….

Jam mbajtur në bodrumin e Bashkisë për 25 minuta derisa erdhën Shqiponjat. Më kanë ushtruar dhunë serish, nuk kam bërë rezistencë.Efektivët e Shqiponjës me provokuan duke më goditur pas shpine kur isha I prangosur. Më kanë goditur edhe mua dhe shokun tim.

Kam berë ditën e djeshme denoncim ndaj personave për rastin… do t’i verifikojnë organet kompetente. Kur kam bërë denoncimin dje nuk kërkuan ta merrnin një gjë të tillë.

Te Komisariati Nr. 1 kam ndenjur 8 orë. Vendosa ta merrja vendimin e djeshëm si qytetar I lirë. Jetojmë në demokraci, jam i lirë dhe vendosa ta merrja atë vendim sepse mbrojë të drejtat e mija të studentit… Akti ishte një nismë studentore. Opozita protestojë vetë në shesh…. Une kam protestuar edhe me ta me duar në xhepa dhe më kanë arrestuar dhe kanë ushtruar presion ndaj familjes”, u shpreh Almeta.

I pyetur nëse ndihet I kërcënuar për jetën Almeta është shprehur: “Absolutuisht jo, unë jam në Tiranë, jam në vendin tim. Këtu kam lindur dhe jam rritur…. Nuk jam pjesë e PD-së. Protestoj për të drejtat e mija, lirinë dhe flamurin kombëtar”.
“Na tërhoqën zvarrë në bodrumin e bashkisë, na rrahën brutalisht”

Një nga dy studentët që tentuan të hedhin bojë në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka denoncuar në komisariatin numër 1 në Tiranë, dhunën e ushtruar ndaj tij dhe bashkëmoshatarit të tij në ambientet e bashkisë së kryeqytetit.
Studenti, Gëzim Almeta, në një lidhje telefonikepër ‘News24’ thotë se pasi tentuan të njollosin me bojë Veliajn ai dhe shoku i tij, Nikolin Cali u shoqëruan me dhunë në bodrumin e bashkisë dhe aty për një kohë të gjatë u bënë viktimë e dhunës fizike dhe verbale, të ushtruar njëkohësisht nga disa persona.

Pastaj më shoqëruan në komisariat forcat “Shqiponja”, më goditën pas shpine me grushte. Në komisariat e konstatuan dhunën dhe nuk bënë asnjë reagim. Nuk pranuan denoncimin tim. E drejta për të protestuar është në çdo vend demokratik. Protesta jonë vazhdon. Ky është një person që ka abuzuar prej vitesh me kartat e studentit”, tha ai.

auto 1sd1g1552825935

auto veliaj1535089149

Artikulli paraprakBasha reagon pas arrestimeve me urdhër të Ramës: Asnjë procedim nuk i ndal qytetarët dhe PD-në…
Artikulli tjetërProtestë në Vlorë: “Duam punë, duam bukë, o të vdesim ne, o të vdesi ai që na ka hedhur në rrugë”