Flet studentja që gozhdoi Ramën: Më bëri telefonatë në mes të natës… (Debati)

Debati i radhës me kryeministrin Rama tek Politekniku i parapriu largimit të një grupi të madh studentësh të cilët lanë sallën në mes të takimit me Kryeministrin.
Momenti i largimit erdhi pasi studentja e arkitekturës Fjorela Beleshi u shpreh se ai nuk ishte një dialog por një monolog. Madje i lexoi edhe bisedën e bërë përmes telefonit kryeministrit 1 natë më parë. Studentja e arkitekturës ka thënë për Ora News se nuk mund të qëndronin më për të dëgjuar monologun e radhës.
Studentja: Ne u larguam nga monologu që ai po bënte me veten e vet. Brenda ka akoma studentë nëse mund ti quaj studentë sepse janë të gjithë të paguar nga kryeministri apo kryetarët e FRESSH.Nuk janë studentë që realisht po luftojnë për 8 kërkesat, ata po luftojnë për zotin Kryeministër.
E ndërsa qartazi gjithë këto ditë janë shprehur kundër dialogut, studentja sqaron dhe arsyen se pse u bënë pjesë e këtij takimi.
Studentja: Sepse i duhen thënë disa të vërteta në sy, troç, ndryshe nuk ka mënyrë tjetër. Më bëri telefonatë në orën 22:30. I kam dhe bisedat në ëhatsapp. Rama kishte dembelizmin mendor për studentët, për ne që kemi ndjenjur gjithë këto ditë në protestë. Na quante dembelë, na ka quajtur ngelësa. Për atë fjalë ofenduese është vetëm zhvatje me vetëdije, që ishte një nga gjërat që unë i kam thënë. I kam shkruajtur unë e para.Kaq e vështirë është që këto 8 pika të dalin me VKM? Nuk ktheu përgjigje, më tha lexo më mirë mesazhin që të ktheva.

Debati
Studentja: S’më lini të flas se e dini se çfarë do të them. Si fillim më thonë si e kuptoni ju fjalën zhvatje me vetëdije?
Rama: Skandaloze!
Studentja: Skandaloze? Pse është skandaloze kur ajo po bëhet realisht?
Rama: S’ta shpjegoj dot.
Studentja: Unë e kupto, ju se keni shpjeguar. Edhe mbrëmë nuk më keni dhënë përgjigje.
Rama: Të lutem, mbasi më ke shkruar atë fjalë…
Studentja: Jo, më keni thënë, ta them unë çfarë me keni thënë.
Rama: Lexoje.
Studentja: Më keni thënë gjatë gjithë këtyre ditëve jeni treguar në një nivel shumë të lartë dembelash mendorë.
Rama: S’është fjalia ime kjo.
Studentja: Është fjalia juaj, është fjalia juaj zoti Rama. Më keni marrë në telefon në orën 10 e gjysëm të natës.
Rama: Shiko…
Studentja: Të mbaroj unë pastaj fol, ashti siç ja bëre të gjithëve…
Rama: Lexoje.
Studentja: Të mbaroj unë.

Rama: Lexoje.
Studentja: Të mbaroj unë dhe pastaj flisni ju.
Rama: Jo, lexoje në mënyrë korrekte.
Studentja: Po, ta them unë tani kush është mënyra korrekte.
Studentja: Çfarë jemi ne për ju, lolo të qeverisë?
Rama: Çohu ik fare.
Studentja: Ju them dhe unë të gjithë shqiptarëve që ju nuk doni dialog, por doni monolog me veten. Nuk na bleni dot si keni blerë 1000 freshistat. Nuk na blini dot, nuk na këcënoni dot se do na hiqni prindërit nga puna, nuk na kërcënoni dot me makina.
Rama: Mbaruat?
Studentja: Jo nuk kam mbaruar. Ky nuk është dialog. Ju po na detyroni të vijmë këtu dhe nuk po bëni dialog, ashtu siç nuk keni bërë me të gjitha universitetet e tjera duke filluar nga ai i UBT-së. Zërin tonë do e dëgjoni. Nuk na ulni dot. Ju nuk doni të dëgjoni, vetëm të flisni vetë. Kush do të dëgjojë monolog le të rrijë këtu. Ne po largohemi.

auto 64411545333279

Artikulli paraprakRama fyen sërish: “Unë jam Tomi përballë 200 xherrave”, studentët braktisin takimin
Artikulli tjetërBrenda tre muajve të parë të 2019, skema për rritjen e re të çmimit të energjisë