Flet studentja që i hodhi salcën Nikollës: Qeveria është në krizë, po tentojnë të na përçajnë!

Studentja Mirela Ruko është një nga vajzat që është proceduar nga ana e policisë për shkak se ka protestuar përpara Ministrisë së Arsimit.
Ajo thotë se lajmin e ka mësuar nga mediat dhe nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshëm. Ruko është vajza që pak muaj më parë i ka hedhur salëcë në kokë ministres Nikolla.
“Lajmin për procedimin e kam mësuar nga media, bëhet për të na frikësuar. Dje unë nuk kam qenë as te kryeministria dhe as te bllokimi i Zogut të Zi. Nuk e di se kush i ka dhënë arsyet, por di të them që unë nuk kam lëvizuar nga ana e Ministrisë së Arsimit.
Ne jemi këtu për kërkesa të përbashkëta dhe nuk ka përçarje. Ligji i Arsimit të Lartë është hartuar nga sipër dhe ne askush nuk na ka pyetur. Studentët janë të irrituar, qeveria është në krizë, nuk po e përballon dot lumin studentor.
Bojkotin e mësimit do ta vijojmë deri në realizimin e kërkesave tona. Ata që ishin dje me Ramën ishin të FRESSH, nuk jemi ne ata që do ti tregojmë qeverisë mënyrat sesi të plotësohen, ata për këtë paguhen nga taksat tona”, u shpreh Ruko.

auto 48168164 2205518649460471 3287432955508555776 n1544529867

Exit mobile version