Fletushkat e reja në veri në Kosovës! Grupi “Mbrojtja Popullore” shpërndan udhëzime si qytetarët serb të mos i binden policisë: Kur sheh efektivin shaje dhe…

Në veri të Kosovës, një grup i quajtur “Mbrojtja Popullore”, ka filluar të shpërndajë fletushka që inkurajojnë qytetarët serbë të mos binden ndaj Policisë së Kosovës.

Fletushkat përmbajnë një sërë “udhëzimesh” specifike për veprimet që duhet të ndërmerren nëse përballen me forcat e rendit të Kosovës, të cilat grupi i referohet si “Policia e Kurtit”.

“Si duhet vepruar kur të shihni patrollën e policisë së Kurtit? Të gjuash me gjëra që i ke në dorë (lojë, saksi, ngjyrë, ve, koktell)”, thuhet në fletushka.

Ndërkohë, sipas mediave, Policia e Kosovës ka nisur hetimet dhe ka hapur rast për thirrje për rezistencë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani tha se pas konsultimit me prokurorin e Prokurorisë Speciale është hap rasti “Thirrje për Rezistencë dhe Nxitje e Urrejtjes”.

Elshani tha se ende nuk kanë ndonjë të dyshuar apo të arrestuar.

Çfarë thuhet në fletushka?

Teksti në fletushka thotë: “Mbrojtja Popullore. Instruksione për rezistencë ndaj forcave të rendit të ‘Policisë së Kurtit’.”

“Mbrojtja popullore. Udhëzim për kundërshtim ndaj policisë së Kurtit.

Si duhet vepruar kur të shihni patrollën e policisë së Kurtit

Të gjuash me gjëra që i ke në dorë (lojë, saksi, ngjyrë, ve, koktell)

Si duhet vepruar kur të shihni shërbyesin civil të Kurti

E pështynë, e shanë, dhe në rast se të kundërpërgjigjet injorone por në qoftë se është i vendosur atëherë bjerini shuplakë.

Si është më së lehti të thehet automjeti i policisë së Kurtit

Me llagerë të rrumbullakët, siguresën e rrymës, por më së miri është me dëshirën kush nuk frikësohet ai edhe din.

Udhëzim për bërjen e koktellit

Një të tretat benzin, dy të tretat naftë në leckën e lagur, një shishe qelqi 30 gram rërë për shishen e një litre.

Kundërvënie e detyrueshme

Kur policia e Kurtit e arreston ose e maltreton serbin detyrimisht i ndihmoni për tu mbrojtur nga terrori

Kundërshtimi fillon tani dhe vazhdon

Mbrojtja popullore.

Exit mobile version