Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Poliçanit Florian Qama është një figurë popullore mes të rinjve të qytetit dhe zonave përreth. Aktualisht ai është mësues në gjimnazin e Poliçanit, duke pasur reputacion dhe integritet të lartë në qytet.
Flori ka lindur në një familje të nderuar arsimtarësh dhe me tradita.
Ai është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Matematikë.
Gjithashtu ka përfunduar studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës, dega inxhinieri elektronike.
Është bërë anëtar i Partisë Demokratike që nga viti 2003.
Në vitin 2007 kryetar i FRPD-së, grupseksioni Vertop deri në vitin 2013-të. Në vitin 2015 kandidat për bashkinë e Poliçanit dhe më pas zgjjidhet kryetar i degës së PD, Poliçan.
Ja komunikimi i tij publik:
Përshëndetje qytetarë,
Si kandidat për bashkine Poliçan dua të shpreh ndjenjat e mia më të ngrohta për ju dhe angazhimin tim për të shërbyer komunitetit tonë. Vendimi për të kandiduar në zgjedhjet lokale vjen nga dëshira ime për të ndryshuar dhe për të përmirësuar qytetin tonë.
Unë besoj se për të arritur qëllimet tona, nevojitet bashkëpunimi dhe bashkëpunim i mirëfilltë midis qytetarëve, komunitetit dhe pushtetit vendor. Për këtë arsye, do të ndërmarr veprime konkrete për të dëgjuar nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve, dhe do të angazhohem për të gjetur zgjidhje të përshtatshme.
Projektet e mia përfshijnë përmirësimin e infrastrukturës urbane, rritjen e sigurisë në rrugë dhe nëpër hapësira publike, ndërtimin e parqeve dhe hapësirave të reja të argëtimit, përmirësimin e shërbimeve publike dhe mbështetjen e bizneseve të vegjël dhe të mesme.
Kam besim se së bashku mund të ndërtojmë një qytet më të mirë, më të sigurtë dhe më të zhvilluar për ne dhe brezat e ardhshëm. Ndaj ju ftoj që të më besoni dhe të më votoni, për të punuar së bashku në realizimin e qëllimeve dhe projekteve tona.
Faleminderit shumë!