Floriana Garo: Përse vendosa të rikthehem në Shqipëri dhe pse në PD

PYETJA: Si ishte atmosfera në selinë blu, tani do kemi një imazh që është i juaji?

FLORIANA GARO: Shiko jam ndjerë shumë mirë. E kam marrë me emocion, se jam natyrë e përgjegjshme. Jam ndier shumë mirë, ndoshta më ka ndihmuar eksperienca në media. Ekipi me të cilin unë punoja ty është i mrekullueshëm. Njerëz shumë mikpritës, mendjehapur. Më kanë dhënë rehati dhe informacion që më është dashur.

Po bashk¡shorti?

Është demokrat, është më diskret, nuk ka qejf dukjet. Është prap me dyshim , por e kupton që unë jam person publik. Këtu jemi me pushime. Nuk e kemi mbyllur biznesin. Njerëzit janë shumë kurioz për këtë. Biznesi është aty, drejtohet dhe menaxhohet nga partnerja jonë dhe jemi shumë të qetë. Është prezentë.

Me ardhjen e COVID-19 bota ka ndryshuar. Nëse nuk do të ishte COVID_19 që vinte, duke e bërë botën online. Intervista online, zyrat online, gjithçka është mundësuar të bëhet nga çdo vend i botës. Punën e ndjekim nga interneti. COVID-19? Jo që e dimë.

Djali është rritur, nuk është më beb, 1 vjeç e 3 muaj. Kurse vajza foshnje. Më ka ndihmuar shumë fakti që kam jetuar në Zvicër, të qenit shtatzënë dhe me fëmijë kërkon privatësi. Njeriu ka momente dhe jo shumë të bukura. Them që është gjëja më e bukur që kam bërë, më përmbushëse. Mirë kam bërë që i kam bërë pranë njëri-tjetrit në moshë. Ësht pasuria që do e kem gjithë jetën.

Kam qëndruar pranë fëmijëve, por unë kam punuar. Kam ndjekur biznesin tim. Unë isha në anonimat në Zvicër, megjithatë kam punuar. Fëmijët janë mësuar edhe mos jenë pranë meje. Ata janë mësuar. Mund të them që është shpërngulje. Kjo do jetë më shumë e vlefshme për tim shoq, sepse e ka biznesin zyrë avokatie dhe do shkojë e do vijë.

PYETJA: Po i lë gjërat bashkëshorti për ty?

FLORIANA GARO: Ishte i përbashkët, i mirëmenduar. Ndodhi edhe COVID_19, edhe fakti që po vijnë zgjedhjet. Sikur plotësojnë atë puzzle të jetës sonë. Kur bashkëshorti ka folur me kolegët e tij, i thanë ajo e bëri për ty, bëje ti me të. Shqipëria është vendi ynë i zemrës. Sigurisht që nuk është ndonjë qejf i madh të shkosh jashtë Shqipërisë. Ikin vetëm nga pamundësia ekonomike. S’ka arsye për të lënë vendin tënd, s’ka arsye tjetër. E kam ndjerë gjatë COVID_19, kur fëmijët i panë gjyshërit vetëm njëherë. Nuk dua që fëmijët e mi të rriten kështu, dua që fëmijët të rriten e Shqipërisë. ‘’- tha Floriana Garo.

Exit mobile version