Flota e avionëve të drogës në Kukës dhe Burrel

Dy avionë droge janë parë të enjten nga banorët duke fluturuar mbi qytetin e Kukësit. Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar në faqen sociale Facebook fotot e avionëve, të cilat janë dërguar nga një qytetar nga Kukësi. “Dje narkobullonat fluturuan në çdo kënd të Kanabistanit, madje edhe çift apo dy-tre herë në ditë! sb”, shkruan Berisha në Facebook. Bëhet e ditur se avionët e drogës kanë fluturuar edhe mbi qytetin e Burrelit.
Tani që është vala e trafikut të kanabisit, avionët e drogës shfaqen për çdo ditë në të gjithë vendin. Gjatë ditëve të fundit, avionët e kanabisit kanë fluturuar në Durrës, Fier, Divjakë, Lushnjë, Berat dhe disa herë në Belsh të Elbasanit. Denoncimet janë bërë nga qytetarë të ndryshëm, të cilët kanë dërguar edhe foto të avionëve në rrjetet sociale. Pak ditë më parë ish-Kryeministri Berisha publikoi disa foto të avionëve të drogës, duke publikuar mesazhet e qytetarëve nga Durrësi, Fieri, Lushnja, Divjaka e Belshi.

Artikulli paraprakUnioni i Gjyqtarëve: “Vettingu” antikushtetues
Artikulli tjetërProtestat anullojnë impiantin e plehrave