Flutura Açka: Kur mbyll Qeveria vitin!

Deputetja dhe nënkryetarja e PD, shkrimtarja Flutura Açka, në një reagim në profilin e saj në rrjetin social facebook, ka ironizuar konferencën për shtyp të fundvitit të Edi Ramës.

Zonja Açka shkruan se Rama foli për punët e mëdha të qeverisë, se kishte rritur varfërinë, çmimet, taksat, korrupsionin, shëtitjet, mitmarrjet, administratën, PPP, patronazhimin, bullizmin.

“Hodhi vrer për Opozitën, se nuk do t’i mungonte Berisha dhe nuk përsëritej më “Krokodili”, se e kishte marrë malli për Lulin (edhe ne na merr ndonjëherë) të bënte një hi-five, se nuk ishte sezoni i ngjalave që t’i hante me Ilirin, se si, dreqi e mori, mund të shkonte në hekura nga McConigali, i cili ishte zbuluar para se të bëhen ai mbret, dhe se zgjedhjet e ardhshme i kishte në xhep.” – vijon më tej ajo.

Më poshtë postimi i plotë i deputetes së PD, Flutura Açka

Në konferencën e sotme për shtyp, KM foli për punët e mëdha të qeverisë më 2023, se e kishte rritur varfërinë, çmimet, taksat, korrupsionin, shëtitjet, mitmarrjet, administratën, PPP-të, patronazhmin, bullizmin. Hodhi vrer për Opozitën, se nuk do t’i mungonte Berisha dhe nuk përsëritej më “Krokodili”, se e kishte marrë malli për Lulin (edhe ne na merr ndonjëherë) të bënte një hi-five, se nuk ishte sezoni i ngjalave që t’i hante me Ilirin, se si, dreqi e mori, mund të shkonte në hekura nga McConigali, i cili ishte zbuluar para se të bëhen ai mbret, dhe se zgjedhjet e ardhshme i kishte në xhep.

Kur mbaroi, shkoi të rregullonte pemën e tij.
FB IMG 1703968296924

Fotoja e marrë nga Diaspora e Lirë

Artikulli paraprakMbreti Charles nderon me titullin “Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike”, një profesor shqiptar në Londër
Artikulli tjetërZbokth apo psoriazë? Përse skalpi i kokës është gjithmonë i irrituar