Deputetja dhe nënkryetarja e PD, shkrimtarja Flutura Açka, në një reagim në profilin e saj në rrjetin social facebook, ka ironizuar konferencën për shtyp të fundvitit të Edi Ramës.
Zonja Açka shkruan se Rama foli për punët e mëdha të qeverisë, se kishte rritur varfërinë, çmimet, taksat, korrupsionin, shëtitjet, mitmarrjet, administratën, PPP, patronazhimin, bullizmin.
“Hodhi vrer për Opozitën, se nuk do t’i mungonte Berisha dhe nuk përsëritej më “Krokodili”, se e kishte marrë malli për Lulin (edhe ne na merr ndonjëherë) të bënte një hi-five, se nuk ishte sezoni i ngjalave që t’i hante me Ilirin, se si, dreqi e mori, mund të shkonte në hekura nga McConigali, i cili ishte zbuluar para se të bëhen ai mbret, dhe se zgjedhjet e ardhshme i kishte në xhep.” – vijon më tej ajo.
Më poshtë postimi i plotë i deputetes së PD, Flutura Açka
Në konferencën e sotme për shtyp, KM foli për punët e mëdha të qeverisë më 2023, se e kishte rritur varfërinë, çmimet, taksat, korrupsionin, shëtitjet, mitmarrjet, administratën, PPP-të, patronazhmin, bullizmin. Hodhi vrer për Opozitën, se nuk do t’i mungonte Berisha dhe nuk përsëritej më “Krokodili”, se e kishte marrë malli për Lulin (edhe ne na merr ndonjëherë) të bënte një hi-five, se nuk ishte sezoni i ngjalave që t’i hante me Ilirin, se si, dreqi e mori, mund të shkonte në hekura nga McConigali, i cili ishte zbuluar para se të bëhen ai mbret, dhe se zgjedhjet e ardhshme i kishte në xhep.
Kur mbaroi, shkoi të rregullonte pemën e tij.
Fotoja e marrë nga Diaspora e Lirë