Flutura Açka: Në të njëjtin front si në 1990

Kandidatja e PD në Elbasan, Flutura Açka është e para që ka mbajtur fjalim në çeljen e fushatës elektorale.

Açka thotë se tani është momenti që Shqipëria të ecë përpara, pasi janë vetëm dy alternativa, ose të ndreqet demokracia, ose të shkohet në diktaturë.

Ajo thotë se nuk do i tradhëtojë kurrë shqiptarët dhe demokratët, ndërkohë që thekson se pjesë e betejës së saj është dhe djali i ndjerë, ëndrra e të cilit ka qenë që ta shohë Shqipërinë si gjithë Europa.

FJALA E FLUTURA AÇKËS

Të nderuar shqiptarë, kudo që të jeni. Demokratë të këtij sheshi. Të pranishëm dhe aty ku jeni në front tani.

I nderuar z.Basha, si njeri, s’di të mbaj fjalime politike. Si njeri i mësuar me dekada, me vesin e bukur të vetmisë, edhe pse jam njeri ifjalës, nuk e kam të lehtë të ndaj nga vetja emocionin edhe kur them të vërtetën. Nis e me merret goja kur flas për gjëra të dashura.

Një nga këto gjëra të dashura është të jesh këtu sonte, me përgjegjësi të jashtëzakonshme. Edhe kujtesa, si arkiva më e brishtë e njerëzimit. Për të vërtetën dua të flas sonte. Kapërcimi nga vetmia tek tepria, nuk është aq e lehtë.

Ndaj nuk ishte elehtë t’i përgjigjesha PD, për këtë aksion të madh që po nisim sonte. S’ka qenë hezitim, por përgjegjësi për të thënë po. Vite të mendoja, pro pak çaste të vendosja. T’i thuash jo në kohërat si jonë, jo vetëm mohon postulatin e përjetshëm, t’i thuash jo. A ka kohë më të turbullta se kjo për demokracinë shqiptare?

Vendosa mos isha indiferente, duke më përzgjedhur si kandidate në Elbasan. Ju më shtytë të njoh mrekullitëse, njerëzore, që më ka bërë edhe më të ndjeshme. Duke hyrë në zemrekun e demokracisë, në zemër të asaj që kam parë nga larg, duke gjykuar për mirë a keq, po zbuloj çfarë i shtyn këta dhjetëra e qindra shqiptarë, që mbase do bëhen edhe me mijëra, të mëshojnë më sy, të më shohin.

Besoj se ajo shtysë është vetëm besimi tek fitorja. Pas tyre janë familjet, bashkëqytetarët, janë shqiptarë të denjë për një jetë më të bukur. A e gjej unë dot fuqinë të tradhëtoj përkushtimin dhe dashurinë e tyre, kurrë. Nag 4-5 porta, që trokas, nuk më hapet. Kanë ikur. Vetëm mes të afërmve të mi, janë larguar rreth 10 djem e vajza të reja. Ikën se nuk kishin identitet, u bënë parazitë. A mund ta bëjmë ne Shqipërinë më të mirë? Po, O sot, o kurrë. Vetëm duke ndrequr demokracinë ia dalim.

Ose ndreqe demokracinë, ose shko në diktaturë. Kjo është alternativë e këtyre zgjedhjeve. O e ndreqim, ose shkojmë ne diktaturë.Vetëm kështu do e çlirojmë Shqipërinë nga baronët e kullave, drogës, vetëm kështu kthejmë demokracinë e vërtetë, ta ndreqim që sonte.Këtë nuk e bëjmë dot vetëm, por me armatë njerëzish plot ëndrra.

Unë personalisht nuk do e bëj kurrë t’i tradhëtoj njerëzit në hollët e pushtetit. Çdo mëngjes, kur të vishem, do të kujtohem se sa qytetarë rrojnë me rrobat e tregut rom, dhe flenë nën erën e naftalinës.

Sa herë të ngjis avionin në emër të Shqipërisë, të kujtoj për djemtë dhe vajzat që ngjisin avionin për herë të fundit për t’u larguar nga Shqipëria. Nuk do i tradhëtoj kurrë. Nuk është retoriëk populiste, është marrëveshje.

Më vjen turp të jem e pasur në një vend të varfër. Kjo nuk është thënia ime, por e Konfucit. Jam sot thjesht një grua që darravitet mes shkrimit dhe politikës. Tek unë luftojnë dy njerëz, Pjesë e betejës sime është dhe djali im, ëndrra e tij që Shqipëria të jetë si gjithë Europa.

Exit mobile version