Fluturimi i Shqiponjës!

Elona CASLLI

Thonë se një shqiponjë mund të jetojë deri në shtatëdhjetë vite, por që ta arrijë këtë moshë i duhet që në vitin e dyzet të jetës të marrë një vendim të vështirë.

Në vitin e dyzet kthetrat e shqiponjës janë të gjata dhe të buta dhe nuk mund ta kapin gjahun për t’u ushqyer. Sqepi i gjatë dhe majuc varet . Krahët mplaken dhe rëndohen. Shqiponja e ka pothuajse të pamundur të fluturojë. Ajo ka dy mundësi : të mos jetojë më, ose të përballet me një proces të dhimbshëm ripërtëritjeje që zgjat plot 150 ditë.

Në procesin e ripërtëritjes, shqiponja fluturon në majën e një mali, tërhiqet në një fole, ku nuk mund të hyjë askush, pranë faqes së një shkëmbi, tek një vend ku mund të kthehet përsëri duke fluturuar ngadalë dhe e sigurt.

Sapo e gjen këtë vend shqiponja fillon ta përplasë sqepin mbi faqen e shkëmbit, derisa ta këpusë duke u përballur me dhimbjen që shkakton ky akt.

Pas disa javësh asaj i del një sqep i ri. Më pas shkul një nga një kthetrat e saj të vjetra, duke e duruar dhimbjen me dinjitet. Kur kthetrat dhe sqepi i ri dalin, ajo shkul një e nga një pendët e saj.

Kur i dalin pendët e reja , shqiponja e rilindur , hidhet drejt në fluturimi të ripërtërirë dhe jeton edhe për tridhjetë vite.

Legjendë indiane

Artikulli paraprakPresidenti reagon për protestën e opozitës: Më mirë të protestohet se sa…
Artikulli tjetërUragan popullor drejt Tiranës!…