Më 27 maj 2016, Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) përfundoi shqyrtimin e shtatë të performancës ekonomike të Shqipërisë në kuadrin e një programi të mekanizmit mbështetës (EFF). Përfundimi i rishikimit u mundëson autoriteteve të tërheqin një shumë shtesë prej 28,65 milionë SDR (rreth 36.1 milionë €), duke e çuar tërheqjen totale në 209,49 milionë SDR (rreth 263.700.000 €). Bordi Ekzekutiv miratoi një marrëveshje me afat 36 të programit mbështetës EFF për Shqipërinë më 28 shkurt 2014 në një shumë ekuivalente me 295,42 milion SDR (rreth 330.9 mln € në kohën e miratimit), ose 212,1 për qind të kuotës së tanishme të vendit në Fond. Pas diskutimeve të bordit ekzekutiv, zoti David Lipton, Zëvendës drejtor Menaxhues i parë dhe Kryetar i Përkohshëm, bëri deklaratën e mëposhtme: “Rimëkëmbja ekonomike e Shqipërisë po përshpejtohet. Perspektiva afatmesme mbetet e favorshme, nëse vrulli i reformës do të ruhet. Angazhimet e autoriteteve për zbatimin e reformave strukturore dhe fiskale ambicioze dhe të vështira janë të lavdërueshme. Megjithatë, disa reforma të tjera kritike për përmirësimin e mjedisit të biznesit kanë mbetur mbrapa. “Angazhimi i autoriteteve për të vazhduar me konsolidimin fiskal është i rëndësishëm, për të vazhduar uljen e dobësive fiskale dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e borxhit. Planet e autoriteteve për të vazhduar përpjekjet e tyre rregulluese fiskale në anën e të ardhurave janë të përshtatshme. Strategjia e konsolidimit duhet të synojë zgjerimin e bazës tatimore, duke kufizuar përjashtimet nga taksat dhe forcimin e pajtueshmërisë dhe administrimit të të ardhurave. “Vendosmëria e autoriteteve për të zbatuar reformat strukturore fiskale për të zvogëluar rreziqet fiskale është inkurajuese. Forcimi i Kornizës Afatmesme buxhetore dhe menaxhimin e investimeve publike është kritik. Rreziqet fiskale nga PPP-ve duhet të kufizohen, duke bërë për secilin një analizë kosto përfitim dhe duke pasur transparencë në përputhje me normat ndërkombëtare. “Autoritetet kanë bërë progres të rëndësishëm me pastrimin e borxheve në nivelin e qeverisë qendrore, por duhen trajtuar dhe ato të nivelit lokal. “Lehtësimi i vazhdueshëm i autoriteteve monetare është i përshtatshëm. Fleksibiliteti më i lartë i kursit të këmbimit do të mbështesë kuadrin e politikës monetare, por duhet të peshohen kundër rreziqeve të stabilitetit financiar. Për të rigjallëruar kredinë për sektorin privat, është e rëndësishme për të përshpejtuar zbatimin e strategjisë gjithëpërfshirëse të autoriteteve kundër kredisë me probleme, duke përfshirë miratimin e ligjit të falimentimit dhe Ligjit të Përmbarimit privat. “Reformat e mëtejshme strukturore për të përmirësuar mjedisin e biznesit do të jenë kritike për forcimin e aftësisë konkurruese të Shqipërisë. Fokusi duhet të jetë mbi zbatimin e reformës gjyqësore, forcimin e të drejtave të pronësisë, si dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe arsimit. Këto hapa do të ndihmojnë të hapin rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe rritje të qëndrueshme”.
Sugjerimet kryesore të FMN-së janë:
Duhet më shumë transparencë për procedurat që përdor qeveria për koncesionet apo PPP-të.
Për çdo koncesion apo PPP, qeveria duhet të hartojë dhe publikojë një analizë kosto-përfitimi dhe të ndjekë me rigorozitet praktikat ndërkombëtare.
Qeveria duhet të mbajë nën kontroll borxhin publik. Për këtë qëllim, ndër të tjera ajo nuk duhet të bëjë të rrezikojë të ardhurat, duke përjashtuar grupe të caktuara nga taksat apo duke vendosur taksa më të ulta për grupe të caktuara.
Niveli i lartë i kredive me probleme dhe rënia e kërkesës së bizneseve për kredi është ende një problem i madh. Qeveria duhet të angazhohet më shumë në uljen e numrit të kredive me probleme, veçanërisht duke përmirësuar ligjin e falimentimit dhe përmbaruesve privatë.
Në mënyrë që të përmirësohet klima e biznesit duhet të zbatohen sa më shpejtë reforma strukturore, reforma në drejtësi, forcimi i të drejtës së pronësisë, përmirësimi i infrastrukturës dhe arsimimit.