Foltorja e nis fushatën me lajme të rreme/ Misiraj-Baçit: Gënjeshtra del më shpejt se boja e flokëve

Kandidat i Koalicionit Euroatlantik për Fierin, Burhan Misiraj, ka përgënjeshtruar Luan Baçin, i cili qëllimisht ngatërron një anëtare të thjeshtë me kandidaten e për deputete e Koalicionit Euroatlantikë, Sabrije Hoxhaj.

Me anë të një postimi në facebook, Misiraj shkruan se kandiatja për deputete për qarkun Fier është një studente ekselente e shkencave politike dhe një zë i ri për të përfaqësuar qytetin.

Ai më tej me ironi i bën thirrje Luan Baçit të mos e nis fushatën me lajme të rreme, pasi gënjeshtra del më shpejt se boja e flokëve.

Reagimi i plotë i Burhan Misirajt:

Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik për qarkun Fier është Sabire Hoxhaj, një studente ekselente e shkencave politike. Sabire është një zë i ri dhe një model për të përfaqësuar me vlera Fierin.

Luan Baçi, të bëjmë thirrje të mos e nisësh fushatën më lajme të rreme dhe vëmendje të sforcuar, se gënjeshtrat dalin më shpejtë se boja e flokëve.

Qarku Fier meriton më shumë! Qytetarët meritojnë më shumë se politika e vjetër!

Exit mobile version