“Foltorja theu turinjtë me 14 Maj”, Kulluri: Basha, figura më e fortë opozitare përballë Ramës. Kush i kërkon fitore tani, nuk është realist

Sekretari për marrëdhëniet me publikun në PD, Edvin Kulluri thotë se ndonëse Lulzim Basha është figura më e fortë opozitare përballë Edi Ramës, nuk mund të flitet për fitore nuk kushtet e sotme. Në emisionin “Real Story”, ai tha se Foltorja pësoi një disfatë më të madhe me 14 Maj, se sa Basha në zgjedhjet e mëparshme.

“Ka një diskutim për gjendjen sot, dhe për një gjendje që nuk e dimë nesër. Në kushtet që jemi sot diskutime të fitores të PD-së po Foltores është e pamundur. Edhe bashkë është pothuajse e pamundur. Një bashkim që nuk prodhon moral, nuk prodhon asgjë. Po t’i heqin moralitetin, janë të njëjtat palë si 2021, 2025 dhe 2017. Nuk ka çfarë ndryshon. Sot që flasim detyra e PD-së është që të rritemi, edhe sot që jemi numri i votave është më i madh se 104 mijë. Ishte një fushatë pa gjeneralin në krye të ushtrisë dhe pa kandidat.  Në 50 bashki, nuk ishin gjeneralët me një yll. Edhe intensiteti i luftës, dhe premtimi dhe basti i madh i Berishës që ishte i rremë, krijoi një pritshmëri që e vetmja opozitë që mund ta arrijë fitoren është kjo. Fakti është që Foltorja theu turinjtë në zgjedhje. Nuk humbi, sepse ka humbur në një rezultat shumë të keq se Basha në 2015 me 15 bashki.

Sot janë 7, më pak se gjysma e Bashës. Por zgjedhjet kanë qenë të tyre. Në një presion më të ulët të Foltores, sepse është më e dobët seç ishte pas 14 Majit sepse theu besimin që kishte ende tek një pjesë njerëzish dhe me zhvillimet që priten ende nga PS, besoj se për shkak të SPAK-ut dhe ka një tension brenda PS-së… i është propozuar zotit Berisha nga faktorë brenda dhe rreth PD-së që Basha të ishte kryeministër pas fitores së bashkisë së Tiranës, nuk ka pranuar. Është normale që në vitin e 6, 7 apo 8 të ketë një lodhje dhe në vitin e 10 imagjinojeni vetë. Megjithëse ka një opozitë të dobët, pushteti konsumohet. E dyta, epoka e SPAK-ut e rrit konsumin dhe ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Kështu konfigurimi nga sot deri në 2025 është akoma i paqartë. Kush i kërkon fitore Bashës apo Berishës për mua nuk është realist.“, tha Kulluri.

Artikulli paraprak“Rama dhe Berisha janë dy të fundit që po mbajnë të njëjtin sistem”, Mërtiri: Bashën e nxorrën amerikanët jashtë
Artikulli tjetërI shoqëruar nga avokati, Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet sërish për t’u marrë në pyetje në SPAK