“Fondet amerikane, SPAK nuk rrezikon” – Ish-sekretari i OSBE: Bllokimi vetëm në disa shtete, reforma nuk preket

Ndërprerja tremujore e fondeve amerikane nuk ndikon në reformën në drejtësi në Shqipëri sipas diplomatit e ekspertit ndërkombëtar Thomas Greminger.

Në një intervistë për Top Channel, ish sekretari i OSBE në Vjenë, vlerëson se bllokimi i financimeve do të jetë në disa sektorë dhe jo për shtete specifike.

“Nëse i referohemi mënyrës së të menduarit brenda rrethit të Trump-it, nuk shoh ndonjë rrezik të madh për Spakun, për një nismë të rëndësishme si reforma në drejtësi. Mendoj se nuk është ndërprerje për një vend të caktuar, por më tepër për fusha të veçanta. Çdo gjë që promovon diversitetin, çështjet gjinore, kontrollin e lindjeve – këto janë tema të ndjeshme për filozofinë ‘Make America Great Again’, mbi të cilën mbështetet presidenti Trump.

Kështu që në këto fusha pres shkurtimet më të mëdha të fondeve. Megjithatë, nuk besoj se do të shohim rajone të tëra të shkëputura nga financimet, përveç rasteve kur më vonë Presidenti Trump mund të vendosë se ato ‘po sillen keq’. Kjo mbetet një mundësi, por në afatin e shkurtër nuk shoh rrezik që vende të veçanta të përjashtohen plotësisht”, tha Thomas Greminger.

Artikulli paraprakJetë e shthurur në moshë të madhe, pse njerëzit mbi 55 vjeç janë brezi i ri problematik?! Cilat janë faktorët dhe pasojat
Artikulli tjetërKopertina e “THE ECONOMIST”/ Revolta kundër rregullimit