“Fondet për investime thuajse janë bllokuar”, Marinela Ziu: Inceneratori i Tiranës nën hetim nga SPAK vijon të paguhet me miliona euro

Anëtarja e Kryesisë së PD, Marinela Ziu, shprehet se fondet për investime thuajse janë bllokuar, duke përsëritur të njëjtin skenar të çdo viti parazgjedhor e duke përqëndruar të gjithë investimet gjatë periudhës zgjedhore.

Ziu thotë se e njëjta gjë nuk ka ndodhur me inceneratorin e Tiranës i cili është nën hetim nga SPAK, për të cilin janë paguar 3.8 milionë euro ose 32% të fondeve të planifikuara në vitin 2024.

Ndërkoh sipas saj, bizneset e ndershme janë në krizë mbijetese.

POSTIMI I PLOTË

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar #korrupsioni ka rritur koston e investimeve publike.

Prej janarit, fondet për investime thuajse janë bllokuar, duke përsëritur të njëjtin skenar të çdo viti parazgjedhor e duke përqëndruar të gjithë investimet gjatë periudhës zgjedhore.

Por kjo jo për inceneratorin pa incenerator të Tiranës, një vepër nën hetim dhe sekuestro nga SPAK, për të cilin janë paguar 3.8 milionë euro ose 32% të fondeve të planifikuara në vitin 2024.

Nëse bizneset e ndershme janë në krizë mbijetese, #InceneratoriTiranës ka gjeneruar 23.8 milionë euro fitime, ndërkohë që do vijojë të financohet nga shteti me 12 milionë euro të tjera këtë vit ose 20% me shumë krahasuar me vitin 2023.

Artikulli paraprak“Dumani kërkoi ndihmë nga deputetët për çështjen e policisë”- Analisti Agim Baçi: Alarmet e ngritura nga kreu i SPAK duhet të merren seriozisht
Artikulli tjetërRaportimi profesional i Altin Dumanit në Kuvend përballë subjekteve të SPAK