Lulzim BASHA
Në 5 vite në pushtet Edi Rama e ka rritur dy herë taksën e qarkullimit;
100 lekë në janarin e vitit 2014
100 lekë të tjera në janarin e vitit 2015.
Duke shtuar, edhe vlerën totale të taksës “Rama” për çdo litër benzinë apo naftë që përdorin shqiptarët, është 240 lekë për litër.240 lekë për litër shtesë merr për çdo sekondë, çdo orë, çdo ditë nga xhepat e shqiptarëve Edi Rama me taksën e qarkullimit.
Çfarë është taska e qarkullimit?
Jua shpjegojnë ministrat sa herë që vijnë dhe mbrojnë buxhetin para komisioneve parlamentare. Lexoni procesverbalin e karafilit të anglishtes (Arben Ahmetaj), por edhe të paraardhësit të tij, profesor Canit, kur thotë: Taksa e qarkullimit merret me qëllim kryesor mirëmbajtjen e rrjetit rrugor.
Çfarë tha dy minuta përpara i papërgjegjshmi?
Të vërtetën për herë të parë e pranoi. Në botë për mirëmbajtjen paguajnë ose taksapaguesit ose përdoruesit.Po na thuaj pak me këtë sistem që ke shpikur tani pse paguajnë edhe taksapaguesit edhe përdoruesit?
Pse vazhdon t’u marrësh shqiptarëve 240 lekë për litër karburanti dhe pastaj u vendos edhe tarifë për rrugët, në të cilat udhëtojnë?
Sapo e the vetë, o njëra o tjera.
Sapo e the vetë para shqiptarëve dhe nuk të shpëton ngërdheshja. Ngërdheshja vetëm tregon para shqiptarëve sa i pacipë je, se duhej të ulje kokën. E pranove para shqiptarëve që kjo që po bën është e paprecedentë në Ballkan, në Europë dhe në botë.
Ti u merr shqiptarëve edhe taksë për mirëmbajtjen e rrugëve dhe tani do të paguajnë edhe tarifë për koncensionin e rrugës.
Po sa u merr ti shqiptarëve vetëm me taksën që ke shtuar?
Ke lavdëruar disa herë nga kjo foltore faktin se, ne kur ishim në qeveri integruam taksën e qarkullimit tek taksa e karburantit, e gjete 7 lekë për litër dhe e shtove dy herë nga 100 lekë + TVSH-në 240 lekë, 24 lekë të reja për litër.
Vetëm me taksën e rritur, ta quajmë taksa “Rama”, meqë zotrote e ke vënë dhe zotrote e vjel, ti u merr shqiptarëve, po të marrim një llogari minimale të konsumit prej 500 mijë tonësh, 120 milionë dollarë në vit vetëm me taksën e rritur.Ish-zëvëndësministri yt i Financave e rrit shifrën, e ke në faqen e “Opinionit” e çoi 460 milionë. Nuk po shkoj aty, po e mbaj tek shifra minimale, 120 milionë dollarë. 120 milionë dollarë shtesë përse nuk të mjaftokan ty të paguash mirëmbajtësin e rrugës, pse vendos edhe 5 euro për veturë e deri tek 22.5 euro për kamion?
Tre taksa të reja nga 1 prilli
Çfarë bën ti me 120 milionë dollarë që i mbledh në emër të mirëmbajtjes së rrugëve?Ti këto para i bën rrush e kumbulla, se ti rroga nuk ke rritur, ti pensione nuk ke rritur, ti s’ke bërë një metër rrugë. Një metër rrugë nuk ke bërë. Ti di vetëm të taksosh, nuk di të ndërtosh.
Dhe 1 prilli është e vërteta jote Edi Rama. Më 1 prill del e vërteta jote; e vërteta e tarifës së “Rrugës së Kombit”, e vërteta e TVSH-së për bizneset e vogla, e vërteta e shumëfishimit të taksës së pronës. Ti je taksidari i kombit. Por ti nuk ke ndërtuar asnjë projekt, ke marrë 2 miliard taksa të reja nga shqiptarët dhe nuk ke ndërtuar një projekt të ri.
Sa për atë që the, sikur edhe një mijë herë të më jepej mundësia, edhe një mijë herë po të më jepej mundësia, edhe një mijë herë do ta bëja atë që kam bërë për “Rrugën e Kombit”.Ke 5 vjet që je në qeveri,nuk ke nxjerrë një fakt të vetëm për shpifjet dhe baltën që vjell tash 10 vjet. Se të bëjnë sytë xixa nga xhelozia. Ke 5 vjet në qeveri, nuk ke avancuar asnjë projekt. Ke 5 vjet në qeveri, i vetmi projekt që avancon, është kanabisi, tani heroina dhe kokaina.
Por, me këto do të merremi pak më vonë.
E thjeshtë, e qartë, e kuptueshme për çdo shqiptar. E the edhe vetë, ose do të paguajnë taksapaguesit, ose do të paguajnë përdoruesit. Përveçse në Shqipërinë e Edi Ramës, ku paguajnë edhe taksapaguesit edhe përdoruesit. Përse? Sepse paratë e taksapaguesve Edi Rama dhe qeveria i tij, i vjedh dhe i shpërdoron, nuk çon për mirëmbajtjen e rrugëve, nuk i çon për ndërtime të reja rrugësh, jo, të gjitha këto jepen me koçension. Këto para, ku përfundojnë?
Tek ato zbukurimet, që ju, partia e këllirës, na akuzon ne se s’paskemi estetikën ta kuptojmë e ta pranojmë.
Kush more? Partia e profesorëve? E doktorëve? E pedagogëve? Apo llumi i trafikantëve, i vrasësve dhe përdhunuesve me të cilët e mbushe grupin tënd parlamentar dhe bashkitë dhe me të cilët ke qejf të hash dhe të pishë nga mëngjesi deri në darkë?Ti flet për estetikë të Partisë Demokratike? Që e ke shndërruar partinë tënde në një bodrum të llumit të krimit të organizuar.
Këtë e dinë fare mirë socialistët dhe u dhemb, na dhemb edhe ne të shohim një parti politike të shndërrohet në një bandë. Ky është thelbi i çështjes. Kjo është vjedhja që bëhet me “Rrugën e Kombit”.Sepse, paratë për “Rrugën e Kombit”, vilen ditëpërditë me çdo litër karburant që ju bleni. Jo vetëm për atë, por për mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve të Shqipërisë. Vilen ditëpërditë, jo në nivelin që ishte Partia Demokratike, por me minimalisht, 120 deri në 240 milionë dollarë më shumë që dalin nga xhepat e shqiptarëve çdo vit.
Taksat më të larta në Europë për rrugët
Mundësitë e buxhetit që ky thotëse nuk ekzistojnë, ekzistojnë!
Sepse, vetëm nga taksa e karburantit, qeveria Rama, prej 5 vjetësh, merr 120 milionë dollarë në vit më shumë. Por ju e dini që këto para nuk shkojnë për mirëmbajtjen e rrugëve. A mos vallë kanë shkuar për uljen e borxhit? Jo, jo, se borxhin e gjeti 62, e ka çuar 72%.
A mos vallë shkojnë për rritjen e rrogave? Rritjen e pensioneve?
Ku shkojnë, tek tre inceneratorët e mësuesit të anglishtes. 25 milionë dollarë do të marrin tre inceneratorët këtë vit. Shkojnë për pajisje zyrash, 6 milionë dollarë këtë vit, shkojnë për rikonstruksione e ndërtime zyrash 8 milionë dollarë këtë vit.
Shkojnë për blerje makinash 3 milionë dollarë këtë vit. Mora këto kategori për t’ju treguar se si i bën rrush e kumbulla paratë tuaja Edi Rama dhe pastaj thotë, s’kemi para për mirëmbajtje do ju fusi edhe një tra tek “Rruga e Kombit”.
Mundësitë e buxhetit të Edi Ramës janë 120 milionë dollarë më shumëçdo vit, sepse ky e rriti taksën e karburantit, kjo është arsyeja pse karburanti që paguajnë shqiptarët sot, është më i shtrenjti në Ballkan, më i shtrenjti në Europë. Por lekët që ju merr për mirëmbajtje, i përdor për klientët e tij, i përdor për bandën e hajdutëve që ju plaçkit e ju zhvat nga mëngjesi deri në darkë.
Mashtron me krahasimet. Asgjë e veçantë thua. Në fakt të dhënat që ka publikuar media, ajo pjesë që ti nuk e kontrollon dot, ka bërë të qartë se, Shqipëria ka nivelin më të lartë të tarifave të vendosura ndaj një investimi publik. Ky është një investim publik jo privat. Është bërë me fondet e shtetit. Informacionet zyrtare konfirmojnë, se Austria merr taksë për rrugë me pagesë, mesatarisht 0.5 euro në ditë për veturë, 0.9 euro për kamion.
Maqedonia, 0.9 euro në ditë për veturë, deri në 2.5-3.5 euro për kamionët.
Tuneli, Prado Carenage në Francë, 2.8 euro për veturë, 3.2 euro për kamion.
Në Turqi, tek Sulltan Selimi, në ngushticën e Bosforit, pagesa 1.7 euro në ditë për veturat, 2.3 euro për kamionët.
Rumania, 0.4 euro në ditë dhe këto çmime janë për investime të bëra kryesisht nga privatët, jo nga shteti. Nga privatët, të cilët përmes këtij taksimi nxjerrin paratë e investimit.
Ja pra, mashtrimi tjetër për atë që nuk mban përgjegjësi për atëçfarë thotë dhe çfarë bën, e nuk do të mbajë derisa shqiptarët t’i tregojnë vendin.
Rama po ngre mure ndarëse me Kosovën
120 mijë euro për pushtetin vendor. Me kë tallesh ti? Çfarë do të thotë 120 mijë euro për pushtetin vendor? Do të thotë që ti të vendosësh kuotën se sa kuksianë e mirditorë, hasianë e tropojanë, kurbinas, lezhianë e shkodranë, të ecin në rrugë? Do të vendosësh kuotën ti? Ça do bësh, atë që do vendosje kur ishe kryetar bashkie, derën tek Zogu i Zi që të mos hynin pa paguar? Po këtë çmenduri ku e ke parë, ku e ke dëgjuar? Do ta kufizosh t’i numrin e kuksianëve që do të hyjnë në Shqipëri??? Unë e di ku e ke dëgjuar, në Tiranë, e ke jetuar ti është sistemi i pasaportizimit i partisë tënde i Partisë të Punës së Shqipërisë, se këtu e ke katandisur Patinë Socialiste, një përzierje të ish-nomenklaturës me banditë dhe kriminelë, por pasaportizim më në Shqipëri s’ke për të bërë ti, mbaje mend dhe meqë përmende thyejqafjen bëj gati allçinë për vetën tënde, mos përmend thyejqafjen pa bërë gati allçinë për veten tënde.
Pra thelbi i çështjes është ky, tarifa e detyruar është një mur shtesë, është një pengesë midis Shqipërisë dhe Kosovës, asgjëson thelbësisht projektin, thelbin strategjik të “Rrugës së Kombit. E vërteta është që ne kemi hedhur idenë e parë për një studim tërësor për mundësinë e aplikimit të tarifave të lehta, transparente të përballueshme nga të gjithë, për të kontribuar me mirëmbajtjen e rrjetit rrugor, por aplimiki i këtyre tarifave do të lidhej ngushtësisht me aplikimin e dy parimeve universale. I pari që ti s’e përmend këtu, ekzistenca e një rruge alternative pa pagesë, që është një normë e paabrogueshme botërore siç ta ka përsëritur Banka Botërore para dy javësh në zyrë ty apo mësuesit të anglishtes dhe e dyta do të lidhej në planin tonë me parimin e mostaksimit të dyfishtë që do të thotë ose do të paguheshin koncesionarët ose mirëmbajtësit nga taksa e qarkullimit 7 lekë atëherë ose do të hiqej taksa e qarkullimit. Pra, me atë që vetë zotërote e pranove këtu o taksapaguesi, o përdoruesit dhe që vetë i ke rënë me shkelm, sepse sot i takon shqiptarët dyfish edhe taksapaguesit edhe përdoruesit. Injorimi i këtij parimi universal po ndërton një mur të vërtetë tarifash shkatërrimtare për të gjithë kategoritë ekonomike dhe njerëzore përdoruese të “Rrugës së Kombit”. Nga 10 euro për veturë, nga 5 euro për motoçikletë vajtje ardhje, 25 euro për autobusin me dy akse, 32,5 për autobusat e kamionat me tre akse, kjo ndodh kur të gjitha këtyre kategorive madje dhe atyre që vijnë nga jashtë dhe detyrohen të mbushin serbatorin në Shqipëri, ti ju merr 24 lekë të reja për litër karburant. Mjaftonte Edi Rama 1/10 apo 1/8 e kësaj shume për mirëmbajtjen totale të “Rrugës të Kombit”. Në vend që të bësh këtë ti e detyron koncesionarin të vendosë një tarifë, sepse këto para ku i çon ti? Ku i ke çuar këto para?
Marrim aspektin tjetër ekonomik, të dhënat zyrtare shqiptare dhe kosovare dhe të dhënat e institucioneve të specializuara shqiptare dhe ndërkombëtare faktojnë se, vetëm nga kalimi pa pagesë në “Rrugën e Kombit”, Shqipëria ka përfituar direkt dhe indirekt 300-400 milionë euro në vit, ky është përfitim ekonomik i drejtpërdrejtë. Do të mjaftonte një fraksion i këtyre të ardhurave për të përballuar nevojat për mirëmbajtje në gjithë rrjetin rrugor kombëtar. Të parët që e ndjejnë këtë akt banditesk korrupsioni, këtë akt primitiv urrejtje nga banda në pushtet janë qytetarët e Kosovës, kjo është një kosto e shtuar për familjet e tyre, përata vetë është një barrierë shtesë për ekonominë kosovare dhe për kompanitë e Kosovës. Ky akt kriminal dëmton drejtpërdrejt ekonominë e Shqipërisë, rrit koston për shërbimet, rrit koston për produktet dhe godet qytetarët dhe bizneset nga Kukësi dhe Mirdita në Lezhë dhe në Shkodër, nga Kurbini në Krujë në Tiranë dhe në Portin e Durrësit dhe natyrisht gjithë vijën bregdetare jugore, jo vetëm, por kryesisht si rezultat i aktivitetit turistik. Por më së shumti, ky akt urrejtje dhe pasaportizimi do të ndihet nga banorët e varfër të zonave rreth “Rrugës së Kombit” që edhe aktualisht e kanë të pamundur të përballojnë tarifat e furgonave dhe të autobusave apo të përballojnë çmimin e rritur të karburantit.Asnjë masë nuk ke marrë përveçse ke larë duart me 120 mijë euro që s’është gjë tjetër, veçse pasaportizim dhe kuotizim, do të thotë të vendosësh një kufi midis Shqipërisë të Veriut dhe Tiranës. Zonja dhe zotërinj është e qartë, doli si drita e diellit për hir të së vërtetës dua ta falenderoj kryemashtruesin,se ma bëri të lehtë, kur doli këtu dhe tha o taksapaguesit, o përdoruesit, tha të vërtetën dhera vetë brenda. Ndaj Edi Rama ndaje mendjen: o taksapaguesit, o përdoruesit, përndryshe do të përballesh me reagimin më të fuqishëm popullor dhe jo vetëm “Rrugën e Kombit”, por kudo. Ne i qëndrojmë premtimit tonë për të shfuqizuar që ditën e parë taksën e qarkullimit Rama prej 24 lekësh për karburant, për të hetuar me transparencë çdo konçesion të dhënë nga klani kriminal dhe përfitues të drejtpërdrejtë në krye të vendit dhe për të shfuqizuar çdo konçesion që cënon interesat e shqiptarëve.
Banka e Linda Ramës financohet nga rusët
Shiko kjo gropa ku ke rënë qenka pak si hinkë, sa herë ke dalë këtu zhytesh më thellë. E para e punës, ti i ke zgjedhur miqtë e t’u, nuk jam unë miku yt. Miku yt është Shullazi, janë Habilajt, është Klement Balilaj, etj., etj., disa i ke pasur këtu, nuk i ke më këtu me Armando, me Benin e me të gjithë. Ata janë miqtë e t’u, disa të kanë ikur nga kjo sallë, ata janë miqtë e t’u.
E dyta, hajde të hetojmë pak për oligarkët rusë. Unë jam i hapur që të bëjmë një hetim parlamentar që ta çojmë më pas në Prokurori. Hajde të hetojmë pak dhe po gjete një cent apo një kontakt të Partisë Demokratike direkt apo indirekt me oligarkët rusë, por, asnjë, asnjë…
Por unë po të them që në qoftë se Prokuroria nuk do të ishte e kontrolluar nga ty, sot do të duhej të ishte hapur hetimi për një ministër tënd që krekoset aty, i cili ka nisur banditë në emër të Juremeksit dhe Rusisë një investitori shqiptaro-amerikan. Dhe unë i bëj thirrje Prokurorisë të nisë hetimin, se kjo është e poseduar edhe në Ambasadë Amerikane.
Sikundër të bëj thirrje të bësh edhe transparencën për Abi Bank, ku shërben bashkëshortja jote po blen banka pa fund në Tiranë, ndërkohë që fondet kryesore vijnë nga fondi rus me 540 milionë euro privatizime në Rusi, drejtpërdrejtë nga Kremlini.
Por e di çfarë, mos të merremi me Rusinë nga kjo foltore. Hajde bëjmë një hetim parlamentar për influencën ruse në Shqipëri, e ta shohim se ku i ka futur kthetrat ariu. Këtë të bëjmë ne, ta mbyllim këtë pjesë dhe të vijmë prapë te gënjeshtrat që s’iu ndahesh dot.
Ngatërron taksën e regjistrimit me taksën e qarkullimit, çfarë të të bëjmë?!
Hoqe Shkëlqimin, more mësuesin e anglishtes, (për Arben Ahmetaj) të ka futur thellë e më thellë në aferat, të cilat nuk del dot, por të vërtetën nuk ta thotë.
Ja çfarë thotë Shkëlqimi në dokument parlamentar…
Relacioni i ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, kur bëri rritjen e dytë. “Një tjetër masë fiskale është taksa e qarkullimit, rritet me 10 lekë, siç jemi të njohur. Litri, taksa e qarkullimit për benzinën dhe gazoil-in, kuptohet se synimi është mirëmbajtja e infrastrukturës rrugore dhe përmirësimi i sigurisë rrugore”.
Për këtë e shkarkove ti? Se taksa e qarkullimit është për të mirëmbajtur rrugët? Jo e dimë të gjithë që e shkarkove për konçesionin e TVSH-së, kjo është çështje tjetër.
Pra, ministri yt i Financave, të nxjerr edhe një herë dopjogënjeshtar. Sepse, i pari që të nxori gënjeshtar këtu para çdo shqiptari, ishte vetë, shkëlqesia e tij Edi Rama. E the vetë more zotëri, ose paguajnë taksapaguesit, ose paguajnë përdoruesit. Në Shqipëri paguajnë përdoruesit. Dhe nuk e kam fjalën për taksën e regjistrimit të automjeteve me të cilën e ngatërron zotrote, se aq di, çfarë të bëjmë… S’ke pasur as interes, as kapacitete ta kuptosh këtë punë me detaje. Puna është që as nuk mëson. Taksa e regjistrimit të automjeteve është tjetër gjë, taksa e qarkullimit të automjeteve është tjetër gjë.
T’i u merr shqiptarëve 120 milionë shtesë taksë qarkullimi nga benzina dhe nga nafta që e ke bërë më të shtrenjtën në Ballkan dhe pastaj iu thua hajde të paguash edhe traun e “Rrugës së Kombit”, po kështu është ndërtuar me para publike. Ja pra, këto janë gënjeshtrat nga të cilat nuk ikën dot. Tarifa e “Rrugës së Kombit” është pasqyrë në të cilën është zhytur qeveria jote. Për të cilën OKB-ja para dy javësh të ka thënë se je një ndër qeveritë më të korruptuara të globit dhe të ka renditur mes qeverive të Afrikës Ekuadoriale.
Këtu e ke çuar Shqipërinë. Nuk është për të qeshur, as është për të fërkuar duart, se kjo nuk është statistikë, por është dhimbje në çdo familje shqiptare.
Është e shkruar në lëkurën e kryefamiljarëve, është e shkruar në tavolinat dhe xhepat e tyre bosh, që ti do t’i zbrazësh prapë, duke i grabitur, duke i falimentuar bizneset e vogla, me TVSH-në e 1 prillit, duke goditur këdo me taksën abuzive të pronës dhe duke vendosur murin e tarifave të papërballueshme në “Rrugën e Kombit”. Unë kam besim të madh që me gjithë gjendjen ku e ke katandisur demokracinë në këtë vend, se shqiptarët nuk do të ta lejojnë këtë. Se shqiptarët nuk do ta pranojnë këtë goditje të fundit që po u bën buxhetit dhe dinjitetit të tyre. Ndaj ju ftoj të bashkohemi në kundërshtimin masiv dhe të vendosur të tarifave korruptive në “Rrugën e Kombit”, të TVSH-së korruptive dhe antiproduktive për biznesin e vogël dhe taksës së pronës.
Killera të qeverisë kërcënuan biznesmenin amerikan për llogari të Jurimeksit rus
Mos ik, mos ik, (i drejtohet Ramës që po ikën nga Kuvendi), se ai (Arben Ahmetaj) duhet të kishte shkruar ty se ti prapë e ngatërrove. Prapë e ngatërrove, i shkreti ti se matematikën për herë të fundit e ke bërë në klasë të tetë, s’ke faj. Ti që nga klasa e tetë e ke harruar matematikën.
Ulu, ulu aty dhe dëgjoje, ta dëgjojnë të gjithë shqiptarët se çfarë kryeministri kanë. Prapë ngatërron taksën e regjistrimit me taksën e qarkullimit.
Dëgjoje, ja ku e ke këtu atë që s’ta tregon ty ministri yt i Financave:
Niveli i taksave kombëtare, pika 3 taksa vjetore e mjeteve të përdorura është e vlefshme për 365 ditë dhe caktohet sipas formulës cilindrata në cm3 x koeficienti fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit.
Kjo Edi Rama është taksa e regjistrimit. Përveç kësaj ekziston edhe taksa e qarkullimit që e gjete 7 lekë/litër dhe e shtove duke e bërë 310 lekë/litër. Sepse e ke shtuar dy herë nga 10 lekë plus TVSH, 24 lekë/litër të reja. Çdo shqiptar që përdor automjetet paguan 240 lekë të vjetra taksën “Rama” mbi karburantin. Me këtë ti mbledh minimalisht 120 milionë, në varësi të konsumit, deri në 220 milionë dollarë para në vit. Para që mjaftojnë jo vetëm për të mirëmbajtur “Rrugën e Kombit”, por për të bërë mirëmbajtjen e të gjithë rrjetit kombëtar të rrugëve. Por këto para të cilat ministri yt i Financës që thotë se mblidhen për të mirëmbajtur rrugën, ti i përdor për të dorovitur me skema korruptive dhe krimnale një grusht miqsh me koncesione, me tendera, me vjedhje, me shpërdorime, dhe nuk mbeten lekë për mirëmbajtjen e rrugëve.
Prandaj e mbulon me një tarifë shtesë, e cila do të ketë efekte negative për ekonominë e Shqipërisë, e cila është një mur për ekonominë dhe qytetarët e Kosovës dhe është ndëshkim për qytetarët e zonave përreth “Rrugës së Kombit”.
Prandaj edhe një herë le t’u themi shqiptarëve se prapë gënjeu, prapë i bëri lëmsh gjërat, ca se nuk i di, ca se nuk ka si të dalë e si të shpjegojë para shqiptarëve këtë megaaferë korruptive dhe kriminale.
Mbledh taksën e qarkullimit, mbledh taksën e regjistrimit, i shpërdoron të dyja dhe pastaj vendos tarifën korruptive, shkatërrimtare për “Rrugën e Kombit”. Kjo duhet të marrë fund. Sa për të tjerat, mos u fsheh pas fustanit të gruas së Bilalit.
Partia Demokratike dhe unë nuk kemi asgjë për të fshehur. Jemi ne që kemi kërkuar dhe ftuar transprencë totale nga të gjitha organet e ligjzbatimit në Shqiperi, Amerikë e kudo tjetër.
Ti mos u fsheh pas fustanit të gruas së Bilalit. Sa për çështjen e Abi Bank-ut dhe influencës ruse tek Abi Bank-u dhe aferën kriminale të kërcënimit të investitorëve shqiptaro-amerikan nga killera shqiptarë të porositur nga një anëtar i kabinetit për hesap të Juremeksit rus, këtu jemi do të kemi kohë t’i shkojmë deri në fund në qoftë se Prokurorisë i mungon vullneti.