Forca e krimit godet! Mesnatë terrori nga dy shpërthime në Vlorë!

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas dy shpërthimeve të ndodhura në mesnat në qytetine Vlorës. Në një postim në Facebook Berisha shkruan se pas shpërthimeve autorët po shplodhen për të niosur serialin e ri. “Forca e krimit godet! Mesanatë terrori nga dy shpërthime në Vlorë!
Autorët po shplodhen pak për serialin e ri të goditjeve”, shkruan Berisha.
Ndërkohë, dalin detaje të reja për shpërthimin e fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të bashkië së Vlorës në banesen e shtetasit G.Ç 69 vjeç. Bëhet e ditur se, i biri i tij E.Ç është i dënuar për trafik droge në Itali dhe policia siç duket po heton në këtë pistë për të mundësuar edhe zbardhjen e ngjarjes dhe ndalimin e autorëve të vendosjes së eksplozivit që tronditi qytetin bregdetar gjatë nëtës së kaluar.
Sasia e lëndës shpërthyese është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit G.Ç nga Vlora.
Në njoftimin e policisë për ngjarjen thuhte se, “Më datë 02.05.2018, rreth orës 03:30, në lagjen “15 Tetori”, pranë portës së banesës së shtetasit G.Ç., 69 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol.Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale”.
Nata e “mesazheve” me tritol, dy shpërthime brenda 1 ore
Dy shpërthime tritoli, që dyshohet se ishin “mesazhe” kriminale, tronditën Vlorën në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja e parë u regjistrua rreth orës 02:30, në lagjen “Lirimi” pranë drejtorisë së Policisë Vendore.
Eksplozivi, sasia e të cilit ende nuk është përcaktuar, ishte vendosur në sheshpushimin e katit të pestë të një pallati, para derës së banesës së Fatjon Batës, rreth 30 vjeç.
I riu mësohet se jetonte aty bashkë me të ëmën, Nadire Bata, e cila si pasojë të tronditjes dhe shokut që ka pësuar është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.
Ai rezulton pronar i një dyqani në zonën e Skelës dhe i paskeduar më herët nga policia e cila tashmë po i zhvillon hetimet në disa pista.
Shpërthimi ka qenë shumë i fortë dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në të tre kate të pallatit 5 katësh, siç tregojnë pamjet në video dhe banorët e pallatit.
Fqinji: U zgjuam, kur hymë pamë derën në tokë dhe xhami i banjos ishte thyer.Atë plakën nga trauma e morën në ambulancë. Djali i saj është shoqëruar. Shpërthimi ishte i fortë, unë isha në rroba dhe u ngrita përpjetë.
60 minuta më vonë një tjetër shpërthim u regjistrua në lagjen “Karabash”, pranë Bashkisë së qytetit bregdetar. Sasia e lëndës plasëse u hodh në oborrin e banesës së shtetasit G. Çobo, 69 vjeç.
Eksplozivi, dyshohet se ishte një mesazh për djalin e tij 42 vjeçar, person që rezulton me precedentë penalë në Itali.
Ai ishte arrestuar në fillim të vitit 2017 me qëllim ekstradimi në Itali ku kërkohej për trafik lëndës narkotike, por rezulton i lirë.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 03:30 minuta dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë së banesës, ku siç mëson Ora News shihen dy persona që hedhin lëndën plasëse brenda oborrit.
Aktualisht hetimet për ngjarjet po zhvillohen të ndara, pasi mësohet se ende nuk ka prova që ti lidhin me njëra-tjetrën.

Exit mobile version