Në faqen zyrtare e uebsajtit të IEA, Emiratit Islamik të Afganistanit (uebsajti i talibanëve) ndodhet një video e realizuar me teknika moderne dhe ngjyra të ndezura lidhur me stërvitjen e luftëtarëve islamistë. Nëse finaliteti është të ngjallë frikë dhe të japë për talibanët idenë e një grupi të armatosur të stërvitur me trajnimin tradicional të zakonshëm për të gjitha forcat e armatosura në botë, atëheri objektivi është arritur: në vend të mjekërroshëve të zakonshëm me çallma e sandale me AK47 në duar, shfaqen ushtarë me veshje të mimetizuar, këpucë të gjitha njëlloj, shami që mbulojnë fytyrën dhe bluza ku shkruhet “IEA-Quick Assault Team-Special Force”. Ushtria talibane paraqitet si një ushtri moderne (me T-shirt të shkruara në anglisht) që duket se përfaqëson atë që nga perspektiva e saj mund të jetë pararoja e forcave të reja të armatosura islamike.
Por nëse propaganda nëpërmjet uebit gjendet tashmë prej kohësh në arsenalin telematik e një grupi që propozohet si guidë e ardhshme politiko – ushtarake, forcat në fushë nuk luajnë kaq shumë në favor të një guerriljeje që ka zëvendësuar helmetën me çallmën vetëm në videot vetëpromovuese. Në realitet talibanët nuk janë forca e vetme që i kundërvihet qeverisë së Kabulit dhe përbëjnë vetëm një prej rreziqeve e evolucionit të vendit pasi edhe ushtari i fundit i huaj do ta ketë lënë Hindukushin. Cilat dhe sa janë forcat reale në fushë? Çfarë mendojnë të bëjnë tashmë ish pushtuesit? Dhe cilat janë aktorët e tjerë, brenda e jashtë vendit, që përgatiten për “periudhën e mëpasme”?
Administrata Trump kishte parashikuar një reduktim fillestar të pranisë ushtarake amerikane nga 13000 në 8600 njerëz brenda korrikut 2020, pasuar nga një tërheqje e plotë brenda 1 majit 2021. Më pas administrata Biden ka njoftuar në prill se do ta vazhdonte tërheqjen, por përtej majit dhe me një datë finale që përkon me 11 shtatorin. Vendim të cilin e ka pasuar ai i vendeve aderuese në koalicionin NATO, që gjithmonë në prill, ka vendosur ta fillojë tërheqjen e forcave të misionit Resolute Support më 1 maj 2021, për ta kompletuar brenda gjysmës së parë të korrikut, siç do të duhej bënin në pjesën më të madhe edhe amerikanët. Në shkurtin e 2021, personeli NATO shkonte në 9592 njerëz, prej të cilëve 2500 amerikanë, nga 36 vende të botës. Po më pas? NATO do të impenjohej të vazhdonte stërvitjen në Europë e ushtarëve afganas dhe qeveritë e koalicionit do të duhej të vazhdonin t’i mbështesnin financiarisht forcat e armatosura afganase (amerikanët e kishin parashikuar tashmë në bilanc).
Por përveç mbështetjes financiare, amerikanët nuk kanë ndërmend të dalin krejtësisht nga Loja e Madhe. Do të duhej pra të qëndronin vigjilentë në dy fronte: atë të inteligjencës (CIA po përgatit në vendet kufitare baza nga ku të veprojë, edhe pse nuk është ndërmarrje e lehtë) dhe atë të një rritjeje të impenjimit Marinës në Gji nga ku të “kontrollojë” çfarë ndodh në Afganistan. Si për aktivitete eventule terroriste jo dmosdoshmërisht talibane (ISIS, al Qaeda), por edhe në rast se gjërat do të percipitonin dhe talibanët do të duhej te tentonin rënien e Kabulit. Do të bëhej fjalë për një punë dronësh, avionësh spiunë dhe gjuajtës për t’u përdorur në teatrin afganas në modalitete që nuk janë akoma të qarta, por gjithësesi me opsione ndërhyrëse jo të përjashtuara nga Sekretari i Mbrojtjes Lloyd J. Austin, sipas të cilit operacionet e survejimit ajror kanë nisur tashmë qysh përpara tërheqjes së plotë.
Ashpërsisë në taktikën politike, talibanët i shtojnë edhe presionin në terren. Për momentin duan të arrijnë në një tryezë të mundshme negociiuese ndërafganase (për momentin ende larg) nga një pozicion force. Pozicion force i shprehur politikisht me refuzimin e pjesëmarrjes në konferencën ndërkombëtare që duhet të mbahej në maj në Turqi (bile u kanë thënë turqve se edhe ushtarët e tyre duhet të largohen siç parashikohej nga marrëveshja e Dohas midis Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve e shkurtit 2020). Presioni ushtarak shprehet në fakt me kontrollin apo gjysmëkontrollin sidomos të zonave rurale në rreth 20 prej 35 provincave afganase.
Por e kaluara duket se flet për një shtytje të vështirë në rast se talibanët do të donin të tentonin një ngjitje ushtarake drejt pushtetit. Muxhahedinët nuk ja arritën kur sovjetikët braktisën vendin më 1989 edhe pse kishin shumë më tepër njerëz nga sa kanë sot talibanët. Atyre ju desh të prisnin ndërprerjen e fondeve që Moska pushoi së derdhuri në Kabul pas disa muajsh. Qe vetëm në këtë pikë, pa rroga, që ushtria e cila kryesohej nga qeveria prosovjetike e Najibullah u shkri di dëbora nën diell dhe guerrilja kapi kryeqytetin. Sipas vlerësimit të fundit të Kombeve të Bashkuara, talibanët mund të numërojnë një forcë ushtarake që shkon nga 55000 në 85000 njerëz. Një “ushtri” që do të arrinte në 100000 njerëz në rast se do të numëroheshin edhe jo luftëtarët. Rreth gjysma e ushtarëve të ushtrisë kombëtare afganase (ANSF) që nga ana e saj mund të numërojë 150000 policë dhe personel inteligjence. Me këtë raport force, kapja e qyteteve është një ndërmarrje e pamundur. Familjet e vjetëra e zotërinjve të luftës dhe e krerëve të epokës së rezistencës kundër sovjetikëve ose, nëqoftëse preferohet, një ripërsëritje e Aleancës Veriore të dikurshme, rikthehen në skenë. Mendjemëdhenj dhe sidomos të armatosur, të gatshëm që të menaxhojnë atë që e quajnë “rezistenca e dytë” (moqawamat-e do).
E shpjegon shumë mirë një investigim i Afghanistan Analyst Network me titullin e paekuivok “Preparing for a Post – Departure Afghanistan”, firmosur nga hulumtuesi Ali Yawar Adili. Pjesa më interesante e analizës ka të bëjë me faktin se në javët menjëherë pas njoftimit të tërheqjes grupe të ndryshme periferike pushtetit janë impenjuar në manovra të armatosura për t’u pozicionuar si aktorë “në përpjekjet e luftës apo të paqes” dhe për të kontrolluar teatrin politik dhe ushtarak: “Megjithëse këto lëvizje kryesisht kanë pasur qëllimin e grmbullimit dhe sigurimin e kolegjeve specifike elektorale, shkruan Adili, ato kanë kontribuar në një ndjenjë të përgjithshme paqartësie dhe kanë ushqyer frikërat e opinionit publik se konflikti mund të degjenerojë në një luftë në shumë nivele”. Me pak fjalë një luftë civile, që Afganistani e ka përjetuar tashmë në të kaluarën, e kryesur nga liderë islamistë 80 vjeçarë, konservatorë dhe me duart e lyer me gjak të kalibrit të Abdul Rasul Sayyaf apo të ish marshallit Abdul Rashid Dostum.
Për sa i përket Muhammad Ismail Khan, ish ministër me Karzai dhe i njohur si “Emiri i Kabulit”, muxhahedini i vjetër thekson se ka në dispozicion një milici me deri 500000 njerëz. Në thelb një ushtri tjetër: johomogjene dhe “etnike”, me qëllim luftimin e talibanëve dhe të mbrojë si identitetitet e provincave që kontrollojnë si të ardhurat e pozicionit personal e liderëve të ndryshëm konceptimi i shtetit i të cilëve nuk është shumë ndryshe nga ai i talibanëve, nga të cilët i ndaj vetëm ndonjë divergjencë teologjike apo përkatësia ernike (janë të gjithë jo pashtunë). Me ta është edhe një i ri: 30 vjeçari Ahmad Massud, djali i komandantit të famshëm të Jamiat, Ahmad Shah Massud. Në një intervistë ka thënë se ndjekësit janë “të gatshëm sa për paqen, aq edhe për dështimin e saj”.
Përballë këtij kuadri, një elementi mëtejshëm rreziku vjen pikërisht nga ekzekutivi afganas ose, më mirë, nga Presidenti Ashraf Ghani, i cili nuk do ta zbusë kapjen dhe refuzon si një qeveri tranzicioni, ashtu edhe idenë t tërheqjes menjanë. Ghani, që nuk ka shkëlqyer në tentativat negociiuese me talibanët, është në përplasje në provinca të ndryshme ku emërimi i guvernatorëve (besnikë të tij) ka krijuar pakënaqësi që janë përkthyer edhe në incidente. As nuk ka konsensus të madh gjetja e një Këshilli Shteti Suprem, një lloj superorgani këshillues që të kënaqë edhe ata që janë jashtë qeverie apo ndjehet politikisht i përjashtuar. Duhet të jenë ish presidenti Hamid Karzai dhe lideri i Hizb-e-Islami Gulbuddin Hekmatyar, ashtu si edhe Salahuddin Rabbani, kreu i një fraksioni të Jamiat-e-Islami, bashkë me 15 personalitete të tjera influentë politikë.
Por pikërisht Karzai, Rabbani dhe Hekmatyar kanë rrudhur hundët kur kanë nuhatur një manovër nga ana e Ghani për t’u shtirur se ndan vendime që në realitet do t’i marrë i vetëm. Ghani është kreu i aparatit ushtarak dhe mund të mbështete mbi njerëz që i ka emëruar në drejtimin e shtetit dhe nëpër provinca gjatë këtyre viteve, por në situatën aktuale do t’i shërbente më shumë shpirti patriotik sesa një grusht besnikësh. Një dobësi që rrezikon të paqyrohet edhe në planin ushtarak – ku tani janë shtuar muxhahedinët e vjetër – dhe që ka kontribuar në dështimin e iniciativës turko – katarase, Kombe të Bashkuara, për një konferencë ndërkombëtare që në muaj duhet ë shënonte nisjen e dialogut midis afganase.
Kuadri nuk do të ishte i plotë duke harruar atë që mbetet nga Shteti Islamik apo më mirë i Provincës Khorasan i të vetëshpallurit dhe i ish Shtetit Islamik të Raqqa. Cifla të çmendura (rreth disa mijëra) që vazhdojnë të godasin dhe të tërheqin kur mundin ish talibanë në prishje me drejtuesit apo ish milicë të huaj (Irak, Siri) në kërkim të parave të reja. Fenomen pjesërisht i mbetur, si prania e al Qaeda, por që nuk bën gjë tjetër veçse shkakton kaos të mëtejshëm duke trazuar ujëra tashmë të turbullta. Ekziston frika se mos të gjitha këto ndryshore mund të blihen nga ofruesi më i mirë, diskutim që vlen edhe për talibanët dhe muxhahedinët.
Ashtu si në të kaluarën, prania e më shumë forcave në fushë, që kanë nevojë për financime të huaja, mund të riushqejë mbeturinat e konfliktit të brendshëm për t’i shërbyer axhendës së kujt do ta kushtëzojë nga jashtë të ardhmen e Afganistanit. Një listë e gjatë: nga rusët tek pakistanezët, nga indianët tek kinezët, nga Irani tek fuqitë e vogla e të mëdha të Gjirit Persik.
(nga Aspen Institute)
Përgatiti
ARMIN TIRANA