Forcat Speciale terror te Teatri Kombëtar, artistët: Poshtë diktatura!

Është acaruar situata në minutat e fundit në Teatrin Kombëtar. Artistët dhe qytetarët po përplasen në këto momente me Policinë.

Ndërkohë që në vendin ku po zhvillohet përplasja kanë shkuar edhe Forcat Speciale të cilat po përplasen me qytetarët.

Forcat Speciale nuk lejojnë qytetarët të futen në brendësi të Teatrit.

Ndërkohë që në mbështetje të artistëve dhe qytetarëve janë edhe politikanë të opozitës.

Për disa momente është zhvilluar një përplasje fizike mes efektivëve të policisë dhe artistëve e qytetarëve që protestojnë kundër shembjes së Teatrit.

Exit mobile version