Forma e shkëlqyer te Rubin Kazani, Mirlind Daku në garë për dy çmimet kryesore

Lënia jashtë listës së grumbullimit në miqësoret e muajit mars nga Silvinjo, e ka motivuar më shumë Mirlind Dakun, i cili po shënon rregullisht me ekipin e tij në kampionatin rus. Sulmuesi ka koleksionuar 7 gola dhe 4 asiste deri tani dhe forma e tij ka ardhur në rritje.

Falë kësaj ecurie fantastike, Daku është nominuar si futbollist i vitit dhe si sulmues i vitit. Ceremonia në të cilën do të shpallen emrat e fituesve do të jetë më 26 maj në Moskë. Tifozët kanë të drejtë të votojnë deri më 13 maj, ndërsa përzgjedhja varet edhe nga votat e ekspertëve.

Për çmimin e futbollistit të vitit janë 32 kandidatë, ndërsa për sulmuesin më të mirë vetëm dhjetë.

Artikulli paraprakKomitetit Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur të zgjerojë listën e lojtarëve nga 23 në 26 për finalet e Europianit “Gjermani 2024”
Artikulli tjetërSi përfunduan ikonat e Kishës Ortodokse të Shkodrës në shtëpinë e Luigj Gurakuqit? Atë Aleksandër Petani: Komunizmi prishi objektet e kultit, por nuk shuajti besimin