Formacioni më i mirë, shqiptari Granit Xhaka mes “yjeve” në 11-she

Ndërsa Bundesliga shkon në pushimin e dimrit, mediumi i “Bulinews.com”, ka zgjedhur ekipin më të mirë të sezonit deri më tani.

PORTA – Gulasi, pas gjysmës së parë të sezonit në të cilin Lajpcig në përgjithësi ishte shumë solid në prapavijë, portieri hungarez ka mbajtur më së shumti portën e pastër (8) në ligë dhe ka pritur 72.5 për qind të goditjeve në kuadrat.

MBROJTJA – Upamekano, edhe pse stili i tyre i lojës mund të duket i rrezikshëm ndonjëherë, Bajern ka pranuar vetëm 13 gola në ligë dhe Upamekano ka qenë çelësi i suksesit të tyre. Ritmi i tij, fizika, forca në top dhe aftësia për të shtypur lart e bëjnë francezin qendërmbrojtësin perfekt për mënyrën se si Vinsent Kompani dëshiron të luajë.

ORBAN – Në pjesën më të madhe, Lajpcig ka qenë shumë solid në mbrojtje në gjysmën e parë të sezonit, me kapitenin Villi Orban që luan një rol kyç. Një lider dhe një “shkëmb” në prapavijë, mbrojtësi hungarez ka qenë edhe një kërcënim i madh para portës, duke shënuar katër gola në Bundesligë. TAH – Pasi iu mohua kalimi te Bajerni që e donte qartë gjatë verës, Tah ka treguar se çfarë profesionisti i vërtetë është. Si lider i linjës mbrojtëse të Leverkusenit, qendërmbrojtësi me përvojë luan një rol jetik për kampionët në fuqi.

MESFUSHA – Kimish, një tjetër lojtar i cili është një pjesë integrale e mënyrës se si Kompani dëshiron të luajë Bajerni. Kimish është zhvendosur përsëri në mesfushë. Me një gol dhe katër asistime në emër të tij, ai ka kryer 93 për qind të pasimeve të tij dhe ka finalizuar 2.3 pasime kyçe për ndeshje.

XHAKA – Graniti ka qenë i domosdoshëm për skuadrën e Bajer Leverkusen të Ksabi Alonsos, ashtu siç ishte sezonin e kaluar. Me dy gola dhe pesë asistime. Mesfushori shqiptar ka kryer 92 për qind të pasimeve, mesatarisht 2.1 pasime kyçe për takim.

FAZA OFENSIVE – Olize, anësori francez ka shënuar pesë gola dhe ka shtuar shtatë asistime në Bundesligë deri më tani këtë sezon, duke bërë një ndikim të menjëhershëm te Bajern pas lëvizjes së tij gjatë verës nga Kristal Palas. Një nga nënshkrimet më të mira të sezonit.

VIRC – Florian ishte i rëndësishëm në sezonin e dopietën te Leverkusenit, dhe megjithatë duket sikur ai ka bërë një hap tjetër përpara këtë sezon. Me shtatë gola dhe shtatë asistime këtë sezon, i riu vështirë se ka pasur një lojë të keqe.

MUSIALA – “Bambi” është rritur shpesh kur Bajerni ka pasur më shumë nevojë për të dhe është bërë edhe më i rrezikshëm para portës, duke gjetur rrjetën nëntë herë deri më tani këtë sezon.

SULMI – Marmush, me 13 gola dhe shtatë asistime në 15 paraqitje në Bundesligë, Marmush ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të ligës dhe ndoshta lojtari më i përmirësuari.

KEJN – Një tjetër përfshirje vetëshpjeguese, Kejn ka gjetur rrjetën 14 herë në 13 paraqitje në Bundesligë, duke shënuar tre tregolësha në këtë etapë.
BUNDESLIGA

Artikulli paraprakPërse Dhembin Veshkat pas Vakteve të Rënda – Kujdesi që ju duhet
Artikulli tjetërDonald Trump dhe plani për një Amerikë që “njeh vetëm dy gjini”