“Forumi i Gruas duhet të shndërrohet në një forum të hapur e komunikues me gratë dhe vajzat”/ Jupi: Rindërtojmë marrëdhënie me qytetarët në një dialog të hapur dhe të sinqertë

Sekretarja për Gruan në PD, Taulanda Jupi, ka zhvilluar këtë fundjavë një takim me gratë dhe vajzat demokrate të Vlorës.

Në një postim të shpërndarë në rrjetin social facebook, Jupi shkruan:

Zonjat demokrate të Vlorës kanë vullnetin dhe vetëdijen se ashtu si çdo strukturë tjetër e Partisë duhet të rindërtojë marrëdhënien me qytetarët në një dialog të hapur dhe të sinqertë, ashtu edhe Forumi i Gruas duhet të shndërrohet në një forum të hapur e komunikues me gratë dhe vajzat, pjesën më vitale të shoqërisë sonë.

Kjo sfidë të vështirë kërkon së pari vullnet, mendje e zemër të hapur, gjithpërfshirje, kërkon vizion, energji dhe mbi të gjitha integritet. Por si çdo punë e mirë nuk bëhet vetëm, ndaj unë mendoj dhe shpresoj se me mbështetjen e zonjave kurajoze demokrate do ta shndërrojmë këtë projekt në një realitet.

Së bashku me deputetin e qarkut Vlorë Arbi Agalliun, Kryetarin e Degës së PD në Vlorë mikun Gjergji Nika dhe Anila Toto drejtuesen e Forumit të Gruas së PD në Vlorë, zhvilluam një takim me zonja, gra e vajza demokrate dhe qytetare të Vlorës.

Ju faleminderit me zemër, për qëndresën, përkushtimin dhe sakrificën tuaj zonja të nderuara të Vlorës.

FB IMG 1708175627992 1

Exit mobile version