Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar për Butrintin.
Në postim, Furumi thekson se pjesë e këshillit shkencor të Butrintit janë kimistë, vreshtarë dhe ish-kritikë.
Postimi i Forumit të Trashëgimisë:
Komedia e zezë me Butrintin vazhdon
Po ju prezantojmë me Këshillin Shkencor të përzgjedhur nga AADF për fondacionin privat që do të menaxhojë këtë pasuri kombëtare xhevahir të UNESCOs:
Prof Neritan Ceka, një nga denoncuesit e modelit të AADF
Prof Elda Marku, inxhiniere kimie
Prof Endrit Kullaj, agronom profili vreshtari
Prof Iris Pojani, asistente e të famshmit Richard Hodges për mbi 10 vjet
Eugene Jo, prezantuese e programit të Rinise në ICROM, laureuar në universitetin Konkut ne Kore per histori koreane
Kristo Kauri, inxhinier pyjesh në pension