Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Greqi. Ngjarjua ndodhur në Halkidiki, në rrugën Nea Fokaia – Sani.
Mediat helene raportojnë se 25-vjeçari shqiptar është identifikuar si Roberto Pojani, i cili ishte duke drejtuar një automjet.
25-vjeçari humbi kontrollin e mjetit për shkaqe të paqarta dhe u përplas me një pemë, duke mbetur i vdekur.
Policia po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.