FOTO/ Banorët e Fushë-Krujës izolohen për herë të dytë! Qytetarët taksohen me 2 euro nga pronari i hotelit nëse kalojnë në rrugën para tij

Telashet për banorët e Fushë-Krujës nuk kanë të mbaruar. Pasi u izoluan për shkak të ndërtimit të autostradës Thumanë-Kashar, e cila nuk ka asnjë hyrje dalje me rrugën e vjetër, tashmë banorët e këtyre zonave duhet të paguajë një taksë 2 euro nëse kalojnë në rrugën para një hoteli.

Qytetarët kanë denoncuar Hotel Europa Park, që me apo pa bekimin e institucioneve, me apo pa të drejtë i tarifon 2 euro, po aq sa është taksa e rrugës Thumanë-Kashar.

Ky është izolimi i dytë për banorët e Fuashë-Krujës!

Izolimin e parë 85 mijë banorëve të Fush Krujës, Thumanës, Krujës, Niklës dhe plot fshatrave të tjerë ua dha si dhuratë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku bashkë me institucionin e varësisë, ARRSH.

Pavarësisht se projekti i autostradës së re 21 km parashikonte 4 nyje lidhëse me rrugën ekzistuese, në fund rezultoi se nuk kishte asnjë dalje apo hyrje në autostradë, çka solli edhe protestat e banorëve të zonës.

E vetmja nyje lidhëse është 23 km, pra dy km më poshtë se gjatësia e autostradës, ndërsa banorët të shqetësuar shprehen se po falimentojnë bizneset, janë të izoluar dhe kërkojnë zgjidhje.

Si përgjigje ata banorë kanë marrë taksën që një hotel ua vendos për rrugëkalimin para biznesit të tij.

695ffbc4 b37e 403c 94e5 a3ccb4eb3521

8f8caacc 2112 4d44 895c c50651b60412

8cc4c9fe fd41 41d3 ac65 97c626eb56f6

Artikulli paraprakTërmeti politik që kërcënon Gjermaninë lindore!
Artikulli tjetërOKB fut në “sitë” marrëveshjen e Ramës me Italinë/ “UNHCR”, 3 muaj monitorim në kampet e Gjadrit!