Foto/ Çfarë po ndodh në Durrës? Paloka ironizon Ramën: Ja ku e ke vendin…

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama, i cili ka zgjedhur mandatin e deputetit në Qarkun e Durrësit, duke dorëzuar atë të Vlorës.

Por si për ironi, paralelisht me marrjen e mandatit të deputetit nga Rama, Durrësi është mbuluar nga plehrat.

Foto dhe video që qarkullojnë në rrjet tregojnë se mbeturinat kanë pushtuar rrugët e qytetit, ndërsa sezoni tursitik duket se ka nisur si mos më keq.

“Meqënëse udhëheqësi zgjodhi të jetë deputet në Durrës, më mirë se mes plehrave nuk mund të ishte…”, shkruan Paloka.

Ndërmarrja e Shërbimit të Komunales ka “zgjidhur” menaxhimin e mbetjeve urbane, duke i grumbulluar ato në pika të ndryshme në qytetin e Durrësit, disa prej tyre shumë pranë banesave.

Situata është e njëjtë në disa zona të Durrësit, duke shkatërruar turizmin, që po mundohet të ringrihet pas pandemisë dhe tërmetit.

Ndërkohë burimet pranë Bashkisë Durrës bëjnë me dije se problemi qëndron në financimin e landfillit të Sharrës, i cili për shkak të mos marrjes së pagesës përkatëse ka vendosur bllokimin e dërgimit të mbetjeve urbane të qytetit të Durrësit.

plehra

Exit mobile version