Foto/ Dikur ish-punonjës i SHISH, ky është biznesmeni i ndërtimit Eduart Reçi, që u vra me plumb në kokë pranë banesës

Ky është biznesmeni i ndërtimit, Eduart Reçi që u vra me plumb në kokë pranë banesës.

Viktima u ekzekutua në një atentat të organizuar pranë pallatit ku 52-vjeçari jetonte, të cilin e kishte ndërtuar edhe vetë.

Autorët e krimit raportohet se kanë pritur derisa Eduart Reçi të dilte nga banesa dhe e kanë qëlluar, dyshohet, nga distanca.

Bizmesmeni i ndërtimit, i cili dikur ka qenë punonjës i SHISH, mori një plumb të vetëm në kokë dhe u dërgua te Trauma, por nuk arriti të mbijetonte.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës (13 Nëntor) rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica”, ndërsa mësohet se kamerat e sigurisë kanë filmuar vetëm momentin kur vikima është qëlluar me plumb dhe është rrëzuar në tokë, por jo atentatorët.

Biznesmeni është baba i dy fëmijëve, ndërsa familjarët kanë deklaruar se nuk kanë pasur konflikte.

Artikulli paraprak“Jam Erjon Veliaj, më jep 50 mijë euro!”/ Gracka e përgatitur për Shkëlqim Beshirin: Hajde tek Padam-Ok sa të kthehem nga Vlora
Artikulli tjetërApeli i GJKKO-së merr vendimin për autorët e ekzekutimit të dy vëllezërve Haxhia, si edhe Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdias