Kjo është foto që tregon më qartë atë që ndodhi sot në Parlament, ku pas provokimit që Bushati u ka bërë deputetëve të opozitës duke i qëlluar me ujë, Ramës dhe Bushatit u është dashur të mbrohen nga sulmet me mjete rrethanorë të deputetëve të opozitës.
Eshte mbyllur me tensione seanca e sotme e Kuvendit. Deputetet e opozites bllokuan foltoren e Kuvendit dhe goditen ne drejtim te Rames me shishe me uje veze e miell. Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruci perjashtoi nga seanca Klevis Balliun, Ervin Salianji dhe Flamur Noka.
Rucit iu desh te nderpriste 4 here seancen parlamentare e cila u mbyll me votimin e ligjeve e marreveshjeve qe ishin ne rend dite.
Ka vijuar me tensione seanca e sotme plenare, ku deputetët e opozitës kanë ndërprerë disa herë seancën duke hedhur miell, shishe ujë dhe letra.
Një moment për të mos u humbur është fiksuar nga operatorët ku duket se pasi Noka ka hedhur miell drejt Ramës, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka spërkatur me ujë deputetët e opozitës. Kjo ka nxitur reagimin e të gjithë deputetëve opozitarë, veçanërisht Edi Palokës.
Vetë Rama ka qenë stoik në qëndrimin e tij në karrige, pavarësisht se nuk qenë të pakta gjuajtjet në drejtim të tij.
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe ai i LSI-së mbajtën mbledhje të përbashkët menjëherë pas tensionit në Kuvend.
Gazetari Everest Dedaj informon se Opozita kërkon përjashtimin e kryeministrit Rama dhe ministrit Ditmir Bushati.
Opozita ka vendosur të sillet në të njëjtën mënyrë në seancën e ardhshme nëse nuk përjashtohet Rama dhe Bushati.