FOTO/ Gjeti rrugën e rrjetës në Serinë A pas dy vitesh e gjysmë, Berat Gjimshiti zgjidhet pjesë e formacionit të javës

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti është zgjedhur pjesë e formacionit të javës së 23-të në Serinë A.

Ai gjeti rrugën e rrjetës në Serinë A me Atalantën pas dy vitesh e gjysmë “heshtje” në elitën e futbollit italian.

Mbrojtësi realizoi një paraqitje spektakolare në barazimin me Torinon, duke rezultuar lojtari me notën më të lartë tek bergamaskët. 31-vjeçari veç golit, fitoi edhe 8 nga 9 duelet me kundërshtarët, si dhe dha 1 pasim kyç.   

Sulmi udhëhiqet nga sulmuesi i Juventusit, Kolo Muani i cili shkëlqeu me dygolësh kundër Empolit.

232

 

Exit mobile version