FOTO HISTORIKE/ 17 maj 1936, Gjergj Fishta duke kurorëzuar martesën e shtypshkruesit në Shkodër!

Daton më 17 maj 1936, është shkrepur prej mjeshtrit Kel Marubi

Fotoja e panjohur, Gjergj Fishta duke kurorëzuar martesën e shtypshkruesit!

Nuk është e njohur ndonjë foto tjetër e Fishtës në një rast sakramenti si ky.

Ishte viti 1936, kur Fishta ishte 65 vjeç dhe kur mosha e famës së tij kishte mbërritur në majë.

Kjo ceremoni e veçantë, pati jehonë nga që celebrimin e bëri vetë Gjergji Fishta (rasti i vetëm i tij, me modesti e fisnikëri) e u ndoq prej shumë zonjave e zotnive me veshje moderne të kohës, familjarë, miq e shokë të ftuar në dasmë.

Në foton e një momenti solemn familjar të një familjeje qytetase të Shkodrës janë edhe, më së paku tre persona publikë, sipas përshkrimeve të studiuesve të Fishës: njeri më me peshë se tjetri. Ishte Kolë Mjeda (1885-1951) deputeti i Shkodres për disa legjislatura e zëvendëspresident i Asamblesë Kombëtare, mbajtës edhe i posteve të tjera publike të kohës, kryetar i Bashkisë së Shkodrës (1924-’25), prefekt i Dibrës e deputet i saj, gjithashtu. Po edhe më i riu i tyre, prifti dom Ernest Çoba, i cili masandej më vonë, tridhjetë vjet më vonë, kur revolucioni ateist mbyll kishat dhe prelatët e klerikët mbarë (ata që kishin mbetur ende gjallë) i mbylli në burgje. Ai do të ishte Arqipeshkvi i fundit i Shkodrës, cili ndërroi jetë në mënyrë enigmatike në spitalin e burgut të Tiranës, në dimrin e vitit 1980.

Exit mobile version