Doruntina, policja shqiptare që luftoi mbrëmë terroristët në Vjenë

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka njoftuar se mbesa e tij është njëra nga policet që mbrëmë në Vjenë kanë luftuar me terroristët rrugëve të kryeqytetit austriak.

“Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vienë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar ai në Tëitter.

Bota është tronditur të hënën mbrëma nga një sulm terrorist në disa qendra të Vjenës, kryeqytetit të Austrisë e një prej kryeqendrave kulturore të Evropës, shkruan Express.

Katër qytetarë kanë vdekur, dy burra dhe dy gra tashmë kanë vdekur. Përveç tyre është vrarë edhe një nga sulmuesit, për të cilin mediat austriake raportuan se është shtetas i Maqedonisë Veriore, me prejardhje shqiptare. Tashmë është publikuar edhe identiteti i tij. Kujtim Fejzullai raportohet se ishte 20-vjeçar. Ai është përshkruar nga autoritetet austriake si person i radikalizuar dhe terrorist islamik.

shqiptarja 640x384 1

shqiptarja1 1 640x828 1

Artikulli paraprakZgjedhjet në SHBA, Trump: Jemi duke fituar në Texas dhe Florida
Artikulli tjetërMjeku i nxjerr “të palarat” Ramës: Ka emëruar drejtor të Shëndetësisë në Tiranë një individ që ka mbaruar part time për shkenca politike…