Foto/ Kush është zyrtari i arrestuar për trafik droge dhe shpërdorim detyre

Prokuroria e Tiranës ka prerë të paktën 11 urdhër-arreste, ku 7 prej tyre janë ekzekutuar mbrëmjen e djeshme.

Burime nga institucioni i akuzës bëjnë me dije se personat e vënë në pranga janë arrestuar për veprat penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ dhe ‘Trafikut të narkotikëve’.

Operacioni është zhvilluar nga prokuroria e Tiranës, në bashkepunim me autoritetet zviceriane, ndërkohë që operacioni është ende në vijim dhe nuk ka shumë detaje.

Ka raportime se bëhet fjalë për një grup trafiku të dënuar në Zvicër, ndërsa nga hetimi i autoriteteve zvicerane dhe gjermane kanë rezultuar dhe shqiptarë të përfshirë, njëri prej të cilëve zyrtar shtetëror.

Nga të dhënat paraprake mësohet se përmes një letërporosie është nisur hetim për bashkëpunëtorë këtu nga ana e Prokurorisë së Tiranës. Zyrtari shqiptar, Ndriçim Harka dyshohet se rekrutonte persona në rrjetin e trafikut.

Sipas hetimeve, Harka është një nga organizatorët e aktivitetit kriminal, punonjës në bashki si zjarrfikës.

Ai ka dalë në përgjime ku mbante kontakte me anëtarë të tjerë të grupit në Gjermani dhe Zvicër. Personat që rekrutoheshin për të shitur kokainë në Zvicër paguheshin nga 3500 euro.

harka1624268542

Exit mobile version