Foto-lajm, dora e fashuar e Ramës nga injeksionet një ditë pas daljes nga spitali

Rama nuk ka mohuar që të jetë shtruar në spital për të marrë ndihmë nga marrja e kokainës, por sot ka dalë një provë e re e ndërhyrjes së mjekëve në spital për Ramën. Ai është shfaqur sot në takime për 8 Marsin me dorën të fashuar nga injeksionet e marra në spital. Ditën e djeshme ish-kryeministri Berisha duke postuar një foto nga një spital privat në Tiranë tha se Rama kishte shkuar me urgjencë për shkak të overdozës.
Vetë kryeministri nuk reagoi, ndërsa sot “Expres” ka publikuar një foto të tij me dorën e fashuar. Rama zgjodhi të uronte gratë socialiste me rastin e 8 marsit duke i mbledhur në kryeministri, si dhe u uroi të gjithave nga një trëndafil të kuq. Sakaq, në dorën e djathtë i dallohet një fasho e bardhë, çka me shumë mundësi, tregon se Rama mund ta ketë lënduar dorën. Shpresojmë që kjo situatë të mos ketë kaluar me pasoja të rënda për kryeministrin e vendit.

rama foto 1

Artikulli paraprak8 Marsi, Basha me gratë pa ndihmë ekonomike dhe në kushte të mjerueshme mbijetese
Artikulli tjetërLetra sekrete e SHIK publikuar nga Genc Pollo implikon spiunin Klosi