Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla po bën fushatë në Peqin me Astrit Sufali, një person me 4 emra që është dënuar në Itali për vrasje. Syri Tv ka publikuar një foto kus hikohet Taulant Balla me Astrit Sufali në fushatën e PS.
Sufali është një trafikant vrasës i kërkuar në Itali për vrasje, por pasi u arrestua në Elbasan në vitin 2017 u la i lirë pas ndërhyrjes së eksponentëve të PS.
Sufali njihet si një nga të fortët e Elbasanit. Ai ka qenë në kërkim ndërkombëtar për vrasje në vitin 2012 në Breshia të Italisë.
Sufali u arrestua në vitin 2017 në Peqin, me qëllim ekstradimin e tij në Italia.
Operacioni për kapjen e tij në 2017 zgjati një muaj dhe në të mori pjesë edhe RENEA.
Por çuditërisht Sufali u la në masën e sigurisë arrest shtëpie, të cilën e theu duke lëvizur i lirë.
Ndërkohë që Sufali jo vetëm nuk u ekstradua, por vazhdoi të bëjë jetën e tij i lirë duke kërcënuar dhe goditur policinë. Ndërsa sot shfaqet me Taulant Ballën, në një kohë kur ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që politika të qëndrojë larg krimit në këto zgjedhje.