Myrto Uzuni dhe Sokol Çikalleshi ishin yjet e skuadrave të tyre këtë javë, duke shkëlqyer që të dy me dy-golësha.
Kjo gjë duket se i ka vendosur ata në formacionet më të mira të javës në ligat e tyre përkatëse nga “Sofascore”.
Sulmuesi i Granadës u vlerësua me notën 8.1 duke qëndruar krahë emrave të mëdhenj si Modriç, Vaskez dhe Kamavinga në formacionin më të mirë të javës në La Liga.
Sa i përket Çikalleshit, ai u vlerësua me notën 8.3 dhe ishte në qendër të sulmit në formacionin më të mirë të javës në Superligën turke.