Foto/ Një tjetër pacient me Covid-19 hidhet nga kati i 2-të, çfarë ndodh brenda mureve të këtyre spitaleve?

Një ngjare e rëndë ka ndodhur në Spitalin Infektiv në Tiranë, ku trajtohen qytetarët të cilët janë të sëmurë me koronavirus.

Nga të dhënat e para është mësuar se një pacient me Covid-19 është hedhur nga kati i 2-të i këtij spitali.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

Më herët 3 pacientë i kanë dhënë fund jetës në spitalin e Sanatoriumit siç njihet me emrin Covid-2.

Policia e Tiranës ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me tentativën e vetëvrasjes së një pacienti në spitalin Infektiv në kryeqytet. Sipas Policisë pacienti është 69-vjeç dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia lidhur me rastin.

Nuk dihet ende se cilat kanë qenë shkaqet që e kanë ccuar 69-vjeccarin drejt ndërmarrjes së këtij akti ekstrem, i katërti pas tre rasteve të vetëvrasjes në spitalin Covid 2.

ff4

fff

ppp

Artikulli paraprakShqiptarët në rrugë, sheshe e qendra votimi
Artikulli tjetërShpërthen revolta ndaj Veliajt! Banorët: Duan të bëjnë kompleks vilash mbi pronat tona