Foto/ Rama humbet toruan në Parlament, vetëm Elisa ia beson shpërthimet…

Rama e ka humbur toruan në Parlament duke folur përçart dhe duke sulmuar presidentin Meta.

Kur ishte në opozitë, Edi Rama e përdori kaq shumë një raport të ‘Global Financial Integrity’ për flukset e paligjshme tregtare. Një ditë më parë, i njëjti raporton thekson se në periudhën e parë të qeverisjes së Edi Ramës, ky fluks ka shkuar në 2.2 miliardë euro.

Sigurisht mos prisni që Rama të flasë për këtë. As mos prisni që të prononcohet se përse Shqipëria është në listën e zezë të pastrimit të parave.

As mos mendoni se do të komentojë se përse dy ish-ministra të Brendshëm i kanë dalë të lidhur me bandat kriminale. As etiketimin e narko-shtetit dhe Kolumbisë së Europës, që na e kanë vënë mediat ndërkombëtare, nuk ka shans ta komentojë.

Por sërish në Kuvend, njeriu që e ka bërë njësh shtetin me krimin për shtatë vjet, nisi të thërriste dhe të çirrej se do të luftojë krimin. E vetmja që e besonte dukej se ishte Elisa Spiropali. Ajo duartrokiste kur e shihte tek mbante atë fjalim me këmbë e duar. Ose edhe Elisa nuk e beson, por është e detyruar të duartrokasë. /Syri.net

Artikulli paraprakHumbja e sensit të nuhatjes: sëmundja e padukshme, por me një ndikim serioz
Artikulli tjetërMeta i përgjigjet Ramës: Nuk merrem me një zonjë të nderuar si gruaja e Bilalit që…