Foto, si shfrytëzohen fëmijët e mitur për pastrimin e kanabisit

Edhe fëmijët e mitur po shfrytëzohen për pastrimin e boçeve të kanabisit. Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar me anë të disa fotove shfrytëzimin që u bëhet fëmijëve nga trafikantët në pastrimin e kanabisit. Berisha ka postuar në profilin e tij në Facebook disa foto ku duket një i mitur që merret me prerjen e kanabisit të tharë dhe pastrimin e boçeve. “Droga është dhurata e drogmenit Edvin Kristaq Rama për vitin e ri shkollor për fëmijët e Shqipërisë! sb”, shkruan ish-kryeministri Berisha në Facebook.
I gjithë vendi është i mbuluar me kanabis dhe angazhimi i Prokurorisë për shkatërrimin e paracelave ka vënë në lëvizje trfafikantët dhe drejtuesit e policisë që bashkëpunojnë me ta që të korrin sa më parë dhe ta pastrojnë për ta bërë gati për ta trafikuar. Kanabisi është grumbulluar nëpër hangare dhe është në fazën e tharjes ndërsa ruhet me persona të armatosur. Në këtë biznes fitmprurës është e angazhuar jo vetëm policia por edhe zyrtarë të lartë të qeverisë. Trafikantët kanë angazhuar edhe fëmijët për ta bërë gati mallin sa më parë.

Artikulli paraprakKoncesioni 100.8 milionë euro për plehrat i Veliajt
Artikulli tjetërDvorani i Ramës gjyqtar në Gjykatën e Lartë, ka 3 vjet që i ka skaduar mandati