Foto, si shfrytëzohen fëmijët e mitur për pastrimin e kanabisit

Edhe fëmijët e mitur po shfrytëzohen për pastrimin e boçeve të kanabisit. Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar me anë të disa fotove shfrytëzimin që u bëhet fëmijëve nga trafikantët në pastrimin e kanabisit. Berisha ka postuar në profilin e tij në Facebook disa foto ku duket një i mitur që merret me prerjen e kanabisit të tharë dhe pastrimin e boçeve. “Droga është dhurata e drogmenit Edvin Kristaq Rama për vitin e ri shkollor për fëmijët e Shqipërisë! sb”, shkruan ish-kryeministri Berisha në Facebook.
I gjithë vendi është i mbuluar me kanabis dhe angazhimi i Prokurorisë për shkatërrimin e paracelave ka vënë në lëvizje trfafikantët dhe drejtuesit e policisë që bashkëpunojnë me ta që të korrin sa më parë dhe ta pastrojnë për ta bërë gati për ta trafikuar. Kanabisi është grumbulluar nëpër hangare dhe është në fazën e tharjes ndërsa ruhet me persona të armatosur. Në këtë biznes fitmprurës është e angazhuar jo vetëm policia por edhe zyrtarë të lartë të qeverisë. Trafikantët kanë angazhuar edhe fëmijët për ta bërë gati mallin sa më parë.

Exit mobile version