FOTO/ Spikasin futbollistët e Kombëtares kuqezi, ja legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.

 

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.

Në vendin e parë renditet Ernest Muçi me notën 8.2. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjeti golin e parë me Beshiktashin në Turqi, duke i shënuar skuadrës së Istanbulsporit.

Jurgen Bardhi pozicionohet në vendin e 2-të me notën 7.8. Treshja plotësohet nga Kristjan Asllani. Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi e nisi titullar me Interin duke dhënë dhe asistin për golin e parë.

Rei Manaj renditet në vendin e 4-të me notën 7.5. Ai shënoi golin e 14-të në Superligën Turke, kësaj radhe kundër Pendiksporit të Endri Çekiçit.

Në vendin e fundit pozicionohet Arlind Ajeti me notën 7.4.

WhatsApp Image 2024-02-26 at 09.20.35

 

Artikulli paraprakU gjet nga bashkëshortja pa shenja jete, 71-vjeçari në Kuçovë dyshohet se vrau veten
Artikulli tjetër“Nuk marr pjesë në gjenocid!”- I vuri flakën vetes para ambasadën izraelite, ndërron jetë në spital për shkak të djegieve pjesëtari i Forcave Ajrore të SHBA