Myrto Uzuni është zgjedhur në formacionin e javës të La Liga 2. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u bë pjesë e skuadrës më të mirë nga “Sofascore”, që e vlerësoi pas dopietës së shënuar.
Kjo ishte dhe mënyra më e mirë për t’u kthyer nga dëmtimi. Kujtojmë se dy golat e Uzunit i hapën rrugë Granadës për të fituar kundër Tenerifes, ndeshje e cila u mbyll 4 me 0.
Në ligën e dytë të Spanjës, sulmuesi shqiptar ka marrë minutë gjatë tetë ndeshjeve. Aktualisht ndodhet në kuotën e katër golave, teksa regjistron dhe një asist.
Granada ndërkohë mban vendin e shtatë, me po aq pikë sa Kastejon i vendit të katërt. Objektiv është rikthimi në elitën e futbollit spanjoll.
Formacioni i javës së dhjetë në La Liga 2