Fotografuan fletët e votimit, shpallen në kërkim dy persona në Tiranë

Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se kanë fotografuar fletët e votimit.
Blutë po punojnë për kapjen e tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 shpallën në kërkim shtetasit M. M., 36 vjeç dhe V. D., 55 vjeçe, pasi dyshohet se kanë fotografuar fletët e votimit. Punohet për kapjen e tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakMakina përplas motorin në Himarë, plagoset çifti, gruaja gjermane në gjendje të rëndë
Artikulli tjetërArrestimi i babait të kandidates për deputete! SPAK: I shkoi në banesë një shtetasi dhe i ofroi para në këmbim të votës dhe i dha një fletë të ngjashme me atë të votimit