FOTOLAJM/ “Po na kërcënojnë!”- Banorët e fshatit Kaçinar protestë kundër ndërtimit të Hec-it, mblidhen te ministria e Ballukut: Jo dorë e zënë në Mirditën e Bardhë!

Banorët e fshatit Kaçinar të Mirditës, kanë dalë në protestë ditën e sotme para Ministrisë së Infrastrukturës e drejtuar nga Belinda Balluku, për të kundërshtuar ndërtimin e një hidrocentrali në zonën e tyre.

Banoret e fshatit Kaçinar proteste ministria  (11)

Ata e kanë cilësuar projektin si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj jetesës, pronave dhe burimeve natyrore që i kanë mbajtur gjallë për breza.

Me pankarta në duar dhe zë të lartë, ata kërkojnë mbrojtjen e ujit, madje shprehen se janë kërcënuar që të braktisin vendbanimet, por nuk dorëzohen.

Banoret e fshatit Kaçinar proteste ministria  (5)

“Nuk jemi dëgjuar dhe nuk kemi gjetur zgjidhje. Kemi ardhur këtu të ngremë zërin për pasuritë tona si uji dhe bjeshkët tona. Populli ka jetuar me shekuj atje falë natyrës e Zotit që na dha ujë dhe toka pjellore.

Disa grupe të errëta në bashkëpunim me pushtetarë duan të na vjedhun pasurinë tonë më të çmuar, ujin. Pa të nuk ka jetë. Duan të na lënë si peshku në rërë, të braktisim vendbanimet tona. Po na kërcënojnë”, tha një tjetër.

 

Banoret e fshatit Kaçinar proteste ministria  (8)

“Uji është jetë, mos na e thani shpirtin!”, shkruhet në pankartat e tyre. “A e dinë firmëtarët specialistë që jeta ndërtohet nga uji? Nëse uji do të futet në tuba të mbyllur ku do të pijnë ujë kafshët e egra dhe jo vetëm. Duhet pasur parasysh efekti që ka ky HEC.

Ne do të qendrojmë të bashkuar në mbështetje të tokave dhe pronave tona. Edhe shteti mbrohet nga sulmuesit e jashtëm! Ne do të mbrohemi për fëmijët tanë”, tha njëri prej tyre.

Banoret e fshatit Kaçinar proteste ministria  (12) Banoret e fshatit Kaçinar proteste ministria  (10) Banoret e fshatit Kaçinar proteste ministria  (9) Banoret e fshatit Kaçinar proteste ministria  (3) Banoret e fshatit Kaçinar proteste ministria  (2) Banoret e fshatit Kaçinar proteste ministria  (1) Banoret e fshatit Kaçinar proteste ministria  (6)

Artikulli paraprakJoni Myshketa: “Aleancat e pamoralshme dhe pragmatizmi i rëndomtë politik kanë dëmtuar Shqipërinë”
Artikulli tjetër“Megatenderi” i Spitalit të Djegieve, Vetting: Si u skualifikuan konkurrentet, që të fitonte nipi ish-deputetit të PS! Kreu i KPP i ‘hapi’ rrugën Arbër Abazit dhe Petrit Patushit! Myzyri përfundon në SPAK