Fotot brenda qytetit sekret bërthamor të Putin: Ka edhe një “liqen vdekjeje”

I fshehur thellë në malet në Rusi është një qytet i ndaluar, ku edhe ushqimi thuhet se është i helmuar, ndërsa vendasit janë të vetëdijshëm se jetesa atje mund t’i vrasë.

Ozersk ka një popullsi prej rreth 82,000 njerëz dhe Vladimir Putin ndoshta do të preferonte që askush të mos e dinte që ekziston, shkruan “The Sun”.

1 4

Qyteti mund të duket normal në sipërfaqe, me dyqane, shkolla, restorante dhe apartamente, por duket sikur ekziston në një univers paralel.

Ai është pothuajse plotësisht i shkëputur nga bota e jashtme dhe është vendlindja e programit bërthamor të Bashkimit Sovjetik.

Banorët kanë nevojë për viza speciale për t’u larguar, ndërsa të huajt nuk lejohen të hyjnë. Kufijtë e tij rrethohen me tela me gjemba, ndërsa shkruhet “nuk lejohet hyrja pa leje”.

Për dekada me radhë qyteti nuk u shfaq në asnjë hartë, ndërsa qytetarët e tij u fshinë nga regjistrat e Bashkimit Sovjetik.

Pretendohet se në këtë qytet ka edhe një liqen, i cili thuhet se është dy herë e gjysmë më radioaktiv se Çernobili.

Exit mobile version