Fotot e Olsi Ramës në shoqërinë e drejtorit të kompanisë së bixhozit

Partia Demokratike po akuzon prej ditësh kryeministrin Edi Rama se ka favorizuar drejtuesit e kompanisë APEX, për të kaluar paratë e bixhozit në industrinë e ndërtimit.
Ndërkohë, sot në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, vëllai i kryeministrit, Olsi Rama është fotografuar në shoqërinë e një prej drejtuesve të APEX. Bashkë me ta ndodhej edhe Eridian Salianji, përfaqësues ligjor i Partisë Socialiste.
Ata janë përshëndetur dhe kanë biseduar përpara ambienteve të kazinosë që APEX ka në ish-Bllok.
Sa i përket akuzave që vijnë nga opozita, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa deklaroi se një nga aksionerët e kësaj kompanie, Dajlan Avdia, ka shitur aksionet e tij pak kohë përpara se Rama të deklaronte mbylljen për disa kategori të lojrave e fatit.
“Dajlan Avdia ka shitur aksionet tek APEX dhe, me firmën e Edi Ramës, brenda 7 muajsh ka marrë leje për tre kulla gjigande në qendër të Tiranës, në zonën e ish bllokut dhe mbrapa Presidencës”, u shpreh Zhupa. /Politoko.al.

olsi2

Exit mobile version